Lidhu me ne

Mix

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat

Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa e acidit folik janë disa nga të dyshuarit kryesorë për shkaktimin e këtij problemi, por me sa duket, kësaj liste i është shtuar edhe stresi gjatë shtatzanisë.

Më parë studiuesit e kanë lidhur stresin që nëna kalon gjatë shtatzanisë me probleme si lindja e parakohshme, pesha e ulët e bebit gjatë lindjes, dhe problemet me sjelljen e fëmijës më vonë gjatë të ardhmes. Por tani një studim i ri i publikuar në “New England Journal of Medicine” thotë se stresi i përjetuar gjatë shtatzanisë mund të shkaktoi autizëm.

Autizmi mendohej të vinte për shkak të çrregullimeve gjenetike por ky studim tregon se kushtet psikologjike në të cilat nëna e kalon shatzaninë, si për shembull stresi, mund të luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e këti problemi.

Për të mbledhur të dhëna për këtë çështje studiuesit pyetën nënat e disa fëmijëve autikë nëse kishin përjetuar ndonjë situatë stresuese gjatë shtatzanisë, si humbja e vendit të punës, divorci, apo shpërngulja nga vendi ku jetonin më parë dhe më pas i dërguan nënat t’i nënshtroheshin disa analizave për të matur nivelin e aktivizimit të disa gjeneve të ndjeshëm ndaj stresit, dhe sa më shumë gjene të tilla të ishin aktivizuar, aq më stresuese kishin qënë situatat të cilat këto nëna kishin kaluar.

Pas analizave dhe intervistave të bëra me nënat, studiuesit zbuluan se ato kishin kaluar situata shumë stresuese gjatë fundit të trimestrit të dytë dhe fillimit të trimestrit të tretë. Megjithatë mos u alarmoni pasi bëhet fjalë për situata stresuese ku arrihet një nivel shumë i lartë stresi, plus që ky ishte vetëm studimi i parë për këtë temë dhe përfundimet e tij kanë nevojë për analiza dhe konfirmime të mëtejshme.

MË TEPËR

Kryesore2 ditë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore2 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal3 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar3 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike3 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet3 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske3 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar3 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar3 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar3 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook