Lidhu me ne

Sport

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”.

Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra. Jo se është një nga shqiptarët më të suksesshëm me arritjet e të cilit krenohemi të gjithë, por se figura e tij përfaqëson më shumë se vetëm një lojtar futbolli.

Ndër lojtarët e rrallë që ka mishëruar kaq shumë turbulenca, por ia doli t’i kapërcejë me sukses e të fluturojë lart.

Në verën e vitit 2016, Xhaka u bë – në atë kohë – nënshkrimi i tretë më i shtrenjtë i Arsenalit pas Mesut Özil dhe Alexis Sánchez.

25 maj 2016 do ishte hapja e një kapitulli shtatë vjeçar në Emirates plot ngjarje, ulje-ngritje, sfida, përballë të cilave shumëkush mund të ishte dorëzuar.

Para Mikel Artetës, marrëdhënia mes Xhakës dhe tifozëve të Arsenalit ishte le të them toksike. Në një fazë dukej e pariparueshme. Gabimet dhe incidentet deri-diku i rrënuan gjashtë sezonet e tij të para në klub. Nga nënshkrimi me Gunners në 2016 deri në fund të 2021-22, Xhaka bëri më shumë gabime që çuan në golat e kundërshtarëve (tetë) se çdo lojtar tjetër në ‘Premier League’, dhe asnjë lojtar nuk u largua nga fusha e blertë me karton të kuq (katër) dhe nuk shkaktoi më shumë penallti (gjashtë ) se ai gjatë kësaj periudhe.  Asokohe, të shikoje Xhakën ishte si të shikoje një bombë me sahat.

Sigurisht, kjo periudhë nuk ishte e gjitha skëterrë. Xhaka luajti një rol kyç në fitoret e ‘FA Cup’ në 2017 dhe 2020.

Midis këtyre dy triumfeve ndodhi një nga momentet më të errëta të epokës së Xhakës në Emirates ishte ndeshja famëkeqe përballë Crystal Palace në 2019. Zëvendësimi i Xhakës në këtë ndeshje u prit me brohoritje nga tifozët e tij, të cilëve ai u përgjigj me gjeste. Ky ishte një nga ato momente, i ngjashëm me shpërthimin famëkeq të Eric Cantona-s në Selhurst Park në 1995, që do të hynte në historinë e Premier League për të gjitha arsyet e gabuara. Mallkimi i shiritit të kapitenit të Arsenalit kishte goditur sërish.

Në atë kohë, ishte e vështirë të imagjinohej që Xhaka të luante përsëri për Arsenalin. Mendimi se ai do të rindërtonte karrierën e tij në Londër dhe gooners-at të këndonin emrin e tij ishte i paimagjinueshëm…

Boom!

E paimagjinueshmja ndodhi! Një lojtar që dikur shihej si një mesfushor kaotik dhe nganjëherë katastrofik, u shndërruar në një nga forcat kryesore të Topçinjve. Narrativa filloi të ndryshonte. I kritikuar shumë nga fansat dhe mediat, Xhaka – për herë të parë në karrierën e tij në Arsenal –filloi të vlerësohej për paraqitjet e tij.

Arsyeja pas kësaj? Besimi që Mikel Arteta i dha.

“Ai është një person i veçantë. Ai është shumë i drejtë, është shumë i sinqertë, është shumë besnik dhe është shumë i apasionuar pas asaj që bën. Ai ka bërë disa gabime dhe ka mësuar prej tyre, duke u përballur gjithmonë me vështirësi dhe duke mos ikur kurrë prej tyre. Kjo është ajo që të gjithë trajnerët duan nga lojtarët e tyre. Ti e di se mund të mbështetesh tek ai, ai do të luftojë dhe do të thyejë mure për ty.”- Mikel Arteta për Granit Xhakën

Dhe ja ku vjen “Granit Xhaka 2.0”, lojtari që duhej të ishte gjithmonë dhe më në fund u shfaq falë evolucionit taktik të Artetës. Lojtari i vetëm mbi 30 vjeç që ishte titullar i rregullt në skuadrën e Artetës. Me ose pa shiritin e kapitenit, Xhaka mbeti lider, në kohët e mira dhe në ato të këqija. Xhaka filloi të luante orkestratorin, ndërsa pas humbjes në St James’ Park në fund të sezonit 2021-2022 – kur ngelën jashtë ‘Champions League’ –ishte ai që u ngrit për t’u përballur me mediat dhe kritikët.

Xhaka e përfundoi sezonin me një dygolësh kundër Wolves në ndeshjen e tij të fundit me Arsenalin, me një total prej 9 golash dhe 7 asist, shifra e tij më e lartë. Ai u largua si një figurë e dashur, kyçe në Arsenalin e ri të Artetës; ai që mblidhte shokët e tij të skuadrës pas çdo goli të shënuar dhe i nxiste të gjithë të mbanin kokën lart dhe të vazhdonin kur pësonin gola. Përmes vendosmërisë dhe këmbënguljes së plotë, ai arriti të rishkruante historinë e tij në klub.

Largimi nga Arsenali në fund të 2023 ishte zgjidhja e duhur, por askush nuk mund ta imagjinonte atëherë suksesin e tij dhe Bayer Leverkusen.

Ky sezon ka qenë një masterclass i vërtetë për Xhakën, i cili ka qenë një nga figurat kyçe dhe lojtarët më të rëndësishëm të Bayer Leverkusenit.

Granit Xhaka barazoi një rekord unik të UEFA-s të enjten mbrëma pasi Bayer Leverkusen rezervoi vendin e tyre në finalen e Ligës së Evropës.

Në gjysmëfinalen e “Europa League” përballë Romës ai arriti një rekord mbresëlënës. Mesfushori me origjinë kosovare u vlerësua futbollisti me notën më të lartë te Leverkusen, dha 1 asist, 90 pasime të sakta nga 98 gjithsej, fitoi 6 nga 8 duele, dhe krijoi 10 raste nga loja e hapur, duke barazuar rekordin e ish-playmakerit të Chelsea dhe Manchester United, Juan Mata, i cili shënoi të njëjtën arritje për Valencia kundër Club Brugge në 2010.

Bayer Leverkusen është sot një nga skuadrat më të frikshme në botë me 50 ndeshje pa humbje në Gjermani e në garat Evropiane.

33 ndeshje në Bundesliga, 27 fitore e 6 barazime, pa humbje. Kapiteni i Zvicrës është paraqitur në 46 ndeshje deri tani dhe ka kontribuar me dy gola e tre asist. Pak javë më parë ai festoi kurorëzimin kampion të Bundesligës për herë të parë në histori të Leverkusen.

Edhe dy finale i presin para: Më 22 maj në Dublin Bayer Leverkusen do përballet me Atalantën. Dhe tri ditë më pas, 25 maj, ajo me Kaiserslautern në Kupën e Gjermanisë.

Janë në garë në të gjithë frontet për një mbyllje perfekte këtij sezoni spektakolar. 

Historia e Xhakës është një histori që ka pasur gjithçka, e ka lënë me gojëhapur edhe skeptikët më të mëdhenj. Ai po jeton një ëndërr këtë sezon, e po bën mijëra të rinj të ëndërrojnë.

Ringritja e tij është po aq mahnitëse e frymëzuese sa ajo e Tyson Fury apo David Beckham.

Historia e tij ju fton të vazhdoni, edhe kur është e lehtë…edhe kur jeni në dhimbje… sepse nuk ka rrugë tjetër. Çdo moment është një lindje e re. Një shans i ri për të rilindur, për të marrë atë që meritoni.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore3 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix3 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix3 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar3 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix4 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix4 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix4 ditë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix4 ditë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Mix4 ditë më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix4 ditë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Facebook