Lidhu me ne

Mix

Kafeja – Ju bën mirë apo keq? Çfarë thonë ekspertët!

Kafeja – Ju bën mirë apo keq? Çfarë thonë

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj në organizëm. Qëllimi i tij është që të ndihmojë trupin të eliminojë këto substanca të huaja dhe të riparojë dëmin e kryer. Nëse keni pësuar një lëndim fizik, atëherë inflamacioni është diçka e mirë. Enjtja dhe skuqja e zonës së lënduar tregon se rruazat e bardha po luftojnë për të përshpejtuar shërimin. E njëjta gjë ndodh edhe kur në trup ka ndonjë infeksion, toksinë apo lëndë të huaj. Inflamacioni ndahet në dy kategori: kronik dhe akut.  Inflamacioni akut është përgjigjia fillestare e trupit ndaj një lënde të dëmshme ose lëndimi.Ky reagim dërgon plazmën dhe leukocitet në gjak në zonën ku ka më shumënevojë. Inflamacioni kronik ose sistemik është i dëmshëm sepse trupi sulmon veten. Inflamacioni mund të prekë enët e gjakut dhe më pas trurin. Inflamacioni kronik, shkakatari i saktë i të cilit nuk dihet akoma, besohet të jetë një nga shkaktarët e shumë sëmundjeve, thote agroweb. Bëhet fjalë për sëmundjet e zemrës, sindroma metabolike, Alzheimeri, depresioni e të tjerë.

Çfarë Roli Luan Kafeja Kundër Inflamacionit?
Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në të gjithë botën. Ajo përmban shumë ushqyes të rëndësishëm për shëndetin të cilët janë të nevojshëm për mbrojtjen kundër sëmundjeve kronike.Kafeja gjithashtu mendohet se ndihmon në uljen e inflamacionit, të paktën në disa njerëz.Kjo i atribuohet pranisë së antioksidantëve të cilët jo vetëm e luftojnë inflamacionin por edhe na mbrojnë nga disa sëmundje. Kërkimet shkencore të cilave u referohet AgroWeb.org sugjerojnë që pirja e kafesë – edhe në sasi të vogla – mund të ndihmojë në pakësimin e inflamacionit. Për më tepër,, në kushte të caktuara, kafeja mund t’ju mbrojë më tej kundër diabetitit të tipit 2, sëmundjeve e zemrës dhe ndoshta edhe disa llojeve të kancerit. Nga ana tjetër, studimet paralajmërojnë se tek disa njerëz, kafeja ka efekt të kundërt, pra e nxit inflamacionin. Nëse dyshoni se ky rast vlen për ju, keshilla eshte të zvogëloni ose kufizoni marrjen e kafesë për të vlerësuar nëse një veprim i tillë ndikon në pakësimin apo shtimin e  simptomave të inflamacionit.

Hapat e Duhur Për Luftimin e Inflamacionit
Mënyra të tjera për të shmangur inflamacionin janë: kufizimi i sheqerit, lënia e duhanit, mbajtja e peshës së duhur apo gjumi i rregullt gjatë natës. Ekspertët këshillojnë që të bëni kujdes me stilin e përditshëm të jetesës dhe të konsumoni sa më shumë produkte dhe ushqime të freskëta. Këtu futen frutat, perimet dhe sa më shumë vitamina e minerale në mënyrë që të siguroni  një organizëm të hekurt.

MË TEPËR

Sport23 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix23 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix23 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix23 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix23 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix23 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix24 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix24 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix24 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix24 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook