Sport
Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro
“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron punë në qendër të Madridit me kushte shumë të mira.
Konkretisht, portugezi është duke rekrutuar punonjës për hotelin e tij Pestana CR7, në Gran Via të kryeqytetit spanjoll, me paga që fillojnë nga 23 mijë euro dhe mund të kalojnë 30 mijë. Konkretisht, Cristiano po kërkon ndihmës-kamerier, menaxher ushqimi e pijesh dhe specialist për marrëdhëniet me publikun.
Për të aplikuar për këto vende të lira, futbollisti kërkon trajnime të specializuara, nëpërmjet një cikli formimi profesional, përvojë të mëparshme në pozicion dhe njohje të gjuhës angleze (një gjuhë tjetër është plus), aftësi të jashtëzakonshme komunikimi, aftësi për të punuar në ekip dhe aftësi menaxhimi situatash të vështira në mënyrë të qetë dhe profesionale.
Çfarë ofron Cristiano
Krahas pagës së lartpërmendur, Cristiano Ronaldo u ofron punonjësve të tij sigurim shëndetësor privat të mbuluar plotësisht nga kompania, pasi të kalohet periudha e provës.
Po kështu, punëtorët do të marrin 100 euro në muaj kuponë restorantesh dhe gjithashtu mund të qëndrojnë në hotelet e Cristianos me një çmim special prej 50 eurosh në natë për dy persona.
Punëtori, nga ana e tij, duhet të punojë një javë 40-orëshe të ndarë në pesë ditë në javë dhe dy ditë pushimi, me turne nga e hëna në të diel, të planifikuara paraprakisht, me 30 ditë pushime në vit dhe 20 ditë të tjera shtesë pushimi, në bazë të kritereve të kompensimit të pushimit vjetor.