Lidhu me ne

Mix

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisëGETTY IMAGES

Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat dhe çdo ditë na surprizojnë me pamjen e tyre krejt të kuruar e të pandryshuar si para shumë vitesh.

Një prej tyre është Penelope Cruz, e cila sipas Daily Mail është “fiks si sirenat”, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç.

Por cili është sekreti i bukurisë për aktoren e njohur?

Në një intervistë për Elle, ajo vetë ka zbuluar se fiksimi më i madh i bukurisë për të janë hormonet bio-identike. “Në mënyrë të vazhdueshme lexoj për ushqimet, çfarë duhet të ha, apo si më reagojnë hormonet. Kam mësuar nga shumë doktorë dhe jam e lumtur për këto”, tha aktorja.

Penelope Cruz e kombinon ushqimin e mirë me kremra fytyre dhe aktivitet fizik 4 herë në javë. Ajo fle tetë orë gjumë dhe gjithmonë në orarin e njëjtë.

Hormonet bio-identike janë një mënyrë mbështetjeje për të ndaluar moshimin, e përdorur shumë në Hollywood, si një terapi që kthen pas kohën duke mbajtur të njëjtin shkëlqim në fytyrë, por edhe enrgji, sikur të jesh 30 vjeç.

Oprah Winfrey e ka promovuar po ashtu shpesh këtë terapi në blogun e saj.

Këto hormone bio-identike janë të ngjashme me ato që prodhon vetë trupi dhe përdoren si terapi zëvendësuese (në teori) natyrale. Por këto hormone ekzistojnë edhe të krijuara në mënyrë kimike.

Studiuesit nuk janë shumë të bindur për përdorimin e tyre, pasi nuk ka mjaftueshëm studime për efektet anësore.

Nga ana tjetër, institucioni përgjegjës për ilaçet dhe ushqimin në Amerikë nuk e ka aprovuar ende asnjë prej këtyre hormoneve, pasi dyshohet se bie ndesh me rregullat e tyre për mbrojtjen e konsumatorit.

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Mix4 orë më herët

Djali i Kourtney Kardashian u përgjigjet për herë të parë thashethemeve se babai i tij është Justin Bieber

Reign Disick, djali 10-vjeçar i Kourtney Kardashian dhe Scott Disick, ka reaguar për herë të parë për thashethemet e përhapura...

Mix4 orë më herët

Gisele Bündchen shfaq linjat elegante vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë

Gisele Bündchen, vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë, tregoi linjat e saj elegante teksa po shijonte...

Mix4 orë më herët

Martesa e Alec dhe Hilaria Baldwin në krizë pas përplasjes në tapetin e kuq

Martesa e Hilaria dhe Alec Baldwin duket e tensionuar pas një shkëmbimi të tensionuar në tapetin e kuq në fillimin...

Mix5 orë më herët

Parandalimi i diabetit me anë të ushqimeve – Dieta e saktë që ju duhet

Diabeti është ndër sëmundjet më të përhapura dhe shqetësuese, e përhapur me shpejtësi në të gjithë globin. Kjo sëmundje shfaqet...

Radar5 orë më herët

1 izraelit i rrëmbyer nga HAMAS baraz me zhdukjen e një popullsie

Ata kanë vrarë, ndaj edhe ne do t’i shfarrosim! 69% e ndërtesave të shkatërruara, 48 mijë të vrarë në Gaza...

Mix5 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Kritike5 orë më herët

Debatet idiote në TV shqiptare dhe përgjegjësia e moderatorëve

Nga Artan Fuga Dosja media! E dinë gazetarët dhe gazetaret e televizioneve, sidomos moderatorët e emisioneve që marrin në intervistë...

Mix6 orë më herët

Një histori me kullën Eiffel

Kulla Eifel ose siç e quajnë ndryshe francezët “La Tour Eiffel” është një nga monumentet më të njohura në botë....

Mix6 orë më herët

Gjesti pështyn Eglin në fytyrë? Pamjet bëhen virale në rrjet

Një incident i papritur ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke shkaktuar një valë reagimesh të forta...

Facebook