Kryesore
Cila vdekje trishtoi më shumë e komisar Katanit apo e Sadnës?
Ishte paralajmëruar që aktorja do të ndërronte jetë dhe shikueshmëria ka qenë maksimale, aq sa vdekja e saj ka futur në zi Shqipërinë. Pas vrasjes së Komisar Katanit, vdekja e Sadnas ka qenë historia e dytë që ka çmendur shqiptarët.
Vdekja e saj është kthyer në lajm të medieve rozë por jo vetëm. Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë shpërthyer me komente kundrejt vendimit të regjisorit për të vdekur personazhin kryesor të filmit. Një situatë e ngjashme u krijua kur transmetohej filmi “Oktapodi”, personazhi kryesor i të cilit, Katani, u vra.
Në rastin e Sadnës, ka mjaft nga ata të cilët shfryjnë inatin ndaj regjisorit. Të tjerë kanë preferuar të krijojnë meme ose foto që vënë në lojë të apasionuarit pas filmit dhe kanë vendosur madje edhe kryerjen e varrimit të Sadnës në Tufinë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu