Mix
Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer
Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri “Ti je këtu” që tani po merr review të mira dhe do të shitet përnjëherësh. Megjithatë, është një vepër shumë më e vjetër që lexuesit që e takojnë duan ta flasin me të.
“One Day”, libri i tij i 2009, është sjellë edhe njëherë në vëmendjen e publikut nga suksesi i jashtëzakonshëm i adaptimit me 14 pjesë që ka në role kryesore Ambika Mod dhe Leo Woodall, që pati premierën në Shkurt.
“Njerëzit më kanë dërguar shumë mesazhe të mira pasi e kanë parë deri në fund dhe më pas i janë rikthyer dhe e kanë riparë nga fillim sërish dhe e kanë trajtuar si një këngë që e duan shumë,” tha Nicholls. “Kjo është brilante sepse është e vështirë të sjellësh tërheqje narrative në një histori dashurie. Është shumë e vështirë të gjesh një mënyrë për ti mbajtur njerëzit të tërhequr sepse incidentet që ndodhin janë shumë pak – thjesht shikime apo zënka. Nuk janë ngjarje të mëdha. Nuk janë vrasje apo shëprthime.
Janë të vogla dhe ato aktorë mundën që gjënë më të vogël ta bëjnë të rëndësishme dhe të ndjeshme.
Viti 2009 ishte një vit i mirë për romanet e shkrimtarëve Britanikë. Mes titujve të publikuar ishte “Wolf hall” i Hilary Mantel, “The little stranger” nga Sarah Waters dhe “The Children’s book” nga AS Byatt.
Që të tre ishin në listën e Booker Prize dhe “Wolf Hall” e fitoi. Por pavarësisht faktit që nuk u përfshi në listën e Booker, “One Day” ka pasur një impakt kulturor më të madh se secili nga ato.
Skenarist dhe më para aktor, Nicholls po shkruante një adaptim për BBC të “Tess of the d’Ubbervilles kur ju kujtua një pasazh nga libri i Thomas Hardy që e kishte impresionuar shumë kur e kishte lexuar për herë të parë si adoleshent. Pasazhi, në të cilin Tessi kupton që një datë në vit ka rëndësi të veçantë, i dha Nicholls idenë fillestare për novelën e tij të tretë.
Në libër një çift takohen dhe kalojnë natën bashkë në 15 Korrik të 1988, ditën e diplomimit të tyre nga universiteti i Edinburgh, dhe ne pastaj lexojmë për Emma dhe Dexter në të njëjtën ditë të çdo viti për njëzet apo kusur vitet në vijim për të parë sesi marrëdhënia e tyre po progreson.
Është një histori dashurie dhe Nicholls e kishte planifikuar në mënyrë të shkëlqyer. Ai sajoi biografitë e detajuara të Emma dhe Dexter në mënyrë që të dinte çdo bënin ata përgjatë gjithë vitit, jo vetëm në ditën që na jepej neve. Ai printoi një draft të romanit dhe e rishkroi të gjithë dorëshkrimin sërish, duke edituar me kalimin e kohës.
Puna e tij dha rezultate. « One Day » ka shitur më shumë se gjashtë milionë kopje në të gjithë botën, dhe është përkthyer në 40 gjuhë të ndryshme. Kishte një periudhë në Britani ku çdokush në transportin publik dukej se po e lexonte. Një titull gazete ju referua Nicholl si « njeriu që bëri një komb të qajë », një referencë për plot-twistin tashmë të famshëm të librit.
Një version filmik doli në 2011 dhe në role kryesore ishin Anne Hathaway si Emma. Filma pati disa fansa të devotshëm por mori dhe shumë kritika të këqjia. Shumë menduan se Hathaway nuk ishte e përshtatshme për atë atë rol. Megjithatë, seriali, me Mod dhe Woodall si Emma dhe Dexter, ka qenë një hit i jashtëzakonshëm. Arriti top 10 e Netflix në 89 vende dhe ishte numri një në shumë territore dhe mbeti në listën globale të top 10 për shtatë javë. Kishte një histeri në mediat sociale ku fansat postonin video të tyre duke qarë pasi kishin parë skenën e fundit. Në “X” shikuesit talleshin dhe thonin se do i dërgonin Netflix faturën për terapinë pas shkatërrimit emocional që kishte sjellë seriali. Kim Kardashian ja rekomandoi 364 ndjekësve të saj në Instagram.
One Day” gjithashtu mund të shihet edhe si shfaqje me kokoshka përpara, është ndërtuar në një mënyrë të atillë, një vignette që ndjek tjetrën, kjo krijon dhe goxha varësi. Për më tepër, është me të vërtet e mirë dhe kjo nuk është se mund të thuhet për shumë origjinalë të Netflix këto ditë. Ka mendim dhe artisticitet pas saj.
Ashtu si shfaqja dhe libri hapen dhe mbarojnë në Edinburgh, qytet të cilin Nicholls e ka dashuruar që kur ndejti andej dhe kur u shfaq në një dramë studentore në festivalin e njohur të Fringe.
Tashmë Nicholls vazhdon dhe pyetet për një roman që filloi ta shkruante më shumë se një dekadë e ca përpara. Ai u përfshi në shfaqje si producent ekzekutiv dhe gjithashtu shkroi episodin 13, të fundin e serisë. Arsyeja pse nuk e shkroi të gjithën, pavarësisht se ka fituar dhe një Bafta për adaptimin e tij në TV të novelave të Patrick Melrose (Edward St Abubyn) është se “ishte shumë familjar për të”, kam menduar për “One Day”për 17 vite dhe mendoj se kishte nevojë që dikush tjetër ta shkruante në një mënyrë më radikale sesa mund të kisha qenë i aftë unë.
Novela e re “You are here”, e gjashtta e Nicholls dhe ai beson se ishte “gjëja më e mirë që kam shkruar” përmban të gjithë elementet që janë bërë “firma” e tij: komedi, vëzhgime socilae, referenca kulturore më shumë se Taylor Swift dhe sigurisht romancë. Ajo bën fjalë për dy njerëz të vetmuar dhe të zhgënjyer që janë plagosur nga ndarjet që takohen në një ecje përgjatë veriut të Anglisë. Marnie dhe Michael janë 38 dhe 42 vjeç.
Të gjithë novelat e mia janë për dashurinë dhe përjetimin e dashurisë, dhe si është të biesh në dashuri dhe jashtë dashurisë mes moshave 16 dhe 58 vjeç. Douglas është 58 vjeç në fund të “Us” (novela e katërt e Nicholls) dhe Charlie është 16 në fillim të “Sweet sorrow” (novela e pestë), doja të shkruaja për mesin”- thotë Nicholls.
“You are here” ka dalë në Britani dhe do publikohet me 28 Maj në SHBA. A.K.