Lidhu me ne

Mix

Arsyet befasuese përse ju bien flokët/ Kurat natyrale

Arsyet befasuese përse ju bien flokët/ Kurat natyrale

Flokët u bien të gjithëve, nuk është çudi. Në disa raste, rënia e flokut i atribuohet ndryshimit të stinëve, e në disa të tjera mungesës së vitaminave.

Megjithatë, në këtë artikull të AgroWeb.org, do të mësoni për arsye të tjera shumë herë më befasuese të rënies së flokëve.

Medikamentet

Shumë medikamente siç janë holluesit e gjakut, solucionet kundër akneve të pasura me vitaminë A, ilaçet kundër artritit, depresionit, për zemrën dhe tensionin kanë efekte anësore. Një prej këtyre efekteve është rënia e flokut.

Lindja e një fëmije

Pas lindjes së fëmijës, nëna humbet shumë flokë për shkak të stabilizimit të hormoneve. Rënia e flokut ndalon 3-6 muaj pas lindjes.

Mungesa e hekurit

Rënia e niveleve të hekurit ndikon te shëndeti i flokut. Nëse në organizëm keni pak hekur atëherë do t’ju bien flokët, thonjtë do të jenë të brishtë, lëkura e verdhë e rrahjet e zemrës të shpejta.

Stresi

Stresi e plogështon sistemin imunitar. Shqetësimi dhe ankthi pengojnë rritjen e flokut dhe nxisin rënien e tij gjatë krehjes.

Larja e flokëve

Përdorimi i tepërt i solucioneve të larjes së flokut, krehja, fërkimi gjatë dhe pas larjes me peshqir nxit rënien e tij.

Tharëset

Tharëset e instrumente të tjera për dhënien e formës së flokut, llaku, boja e të tjera kanë ndikim në shëndetin e flokut.

Sëmundjet

Besojeni ose jo, rënia e flokëve është një simptomë e përbashkët e 30 sëmundjeve, përfshirë ato që rrezikojnë tiroiden apo imunitetin. Njeriut i bien flokët edhe kur është me grip, ka temperaturë apo një infeksion.

Duhani

Flokët nuk janë imunë ndaj duhanit. Toksinat te tymi i duhanit kanë një ndikim të fortë te floku duke penguar rritjen dhe nxitur rënien e tij.

Çrregullimet me të ngrënin

Anoreksia dhe bulimia janë dy nga çrregullimet më të forta të të ngrënit. Ato manifestohen edhe me rënien e flokut sepse trupi nuk merr ushqyesit e nevojshëm. Këto çrregullime mendore duhen trajtuar nga një mjek profesionist.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë një kurë me veti të forta me bimën e hithrës, e cila forcon rrënjët e flokëve dhe parandalon rënien e tyre.

Lëngu i hithrës dhe si ta përdorni

AgroWeb.org ju udhëzon të zieni një grusht me hithra të njoma ose të thata në 250 ml ujë për 10-15 minuta dhe lëreni më pas të ftohet. Përdoreni pasi të keni larë dhe shpëlarë flokët si zakonisht. Më pas masazhoni flokët me lëngun e hithrës sidomos te pjesa e rrënjëve të flokëve dhe skalpit të kokës.

Mbajeni për rreth 10 – 15 minuta e më pas shpëlajeni. Përsëriteni këtë kurë të paktën dy herë në javë.

/AgroWeb.org

MË TEPËR

Sport7 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix7 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix8 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix8 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix8 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix8 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix8 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix8 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix8 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix9 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook