Lidhu me ne

Kryesore

Altin Dumani thotë “pa dashje” se GJKKO vendos çfarë kërkon SPAK

Për rreth dy orë, Altin Dumani prezantoi para Këshillit të Lartë të Prokurorisë punën e SPAK-ut përgjatë vitit të kaluar, si dhe iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të këshillit mbi problematikat e hasura gjatë hetimeve dhe gjykimeve të dosjeve në gjykatë.

Mes shqetësimeve që ngritën anëtarët e KLP-së ishte edhe shqetësimi i shprehur nga shoqëria civile, aktivistë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, media e deri edhe Ministria e Drejtësisë. Shqetësimi lidhej me ashpërsinë ekstreme të masave të sigurisë që kërkojnë prokurorët e posaçëm për persona nën hetim dhe miratimin e këtyre masave nga ana e gjykatës së posaçme.

Gjykatat e posaçme janë kritikuar se janë shndërruar në notere të SPAK-ut, duke miratuar çdo kërkesë për masë sigurie arrest me burg, edhe në rastet kur provat dhe historiku i të akuzuarve tregojnë se mund të aplikohen fare mirë masa sigurie më të lehta, si arrest shtëpie, detyrim paraqitje, apo edhe garancia pasurore.

Dumani, pasi e konsideroi këtë thjesht një perceptim mediatik e publik, pranoi gjatë fjalës së tij se gjykatat japin vendime sipas kërkesave të SPAK.

“…siç e thashë që çdo rast pafajësie është ankimuar nga prokurorët dhe afërmendsh gjykatat vendosin çfarë kërkojmë ne, qoftë edhe në lidhje me deklarimin fajtor të subjekteve që dërgojmë për rigjykim”, tha ai.

Kreu i SPAK e konsideroi këtë si tregues të profesionalizmit të prokurorëve dhe cilësisë së hetimeve. Por, kjo është alibia. E vërteta qëndron diku tjetër dhe këtë e ilustron më së miri rasti tragjik i Enver Sheshit, që ndërroi jetë në qelitë e paraburgimit më të ashpër e famëkeq që ka Shqipëria.

Mbajtja e të ndjerit në qeli, edhe pse në gjykata dorëzoi një tufë dokumentacionesh që vërtetonin problematikat me shëndetin ngre dyshime të forta se në përpjekje për të bërë drejtësi po shkelen me të dyja këmbët liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.

Shkeljet burojnë nga ‘pushteti’ juridik, por më shumë se juridik, publik që i është mveshur SPAK-ut. Prokuroria e Posaçme, ligjërisht ka në dorë ngritjen e akuzave dhe kërkesave për masat e sigurisë, bazuar në rrezikshmërinë e personave nën hetim.

Më pas, për këto akuza dhe për masat e sigurisë, po ligjërisht duhet të jetë gjykata ajo që duhet të thotë fjalën e fundit. Por, në këto vite SPAK rastet kur gjykatat e posaçme kanë vendosur ndryshe nga kërkesat e prokurorëve të posaçëm numërohen me gishtat e njërës dorë.

Kjo pasqyrohet edhe në raportet vjetore të SPAK-ut, ku për vitet 2020 dhe 2021, masat shtrënguese të sigurisë të miratuara nga gjykata shkojnë deri në 90 për qind të totalit të kërkesave të SPAK. Shifra sugjeron se është vetë gjykata që i është nënshtruar SPAK-ut dhe është shndërruar në një notere e prokurorisë së posaçme dhe prokuroria e posaçme de fakto ka marrë edhe pushtetin e gjykatës.

Shembulli më tipik është rasti i Enver Sheshit, për të cilin avokatët kërkuan zbutjen e masës së sigurisë për t’i dhënë mundësi të merrte kujdesin e duhur shëndetësor, ndërsa SPAK kërkoi lënien nën masën e sigurisë arrest me burg.

Gjykata shpërfilli provat e paraqitura në dosjen shëndetësore 59-vjeçarit dhe për më tepër, as shpërfilli gjithashtu edhe faktin që i ndjeri ishte hetuar e dënuar në një rast për të njëjtën akuzë evazioni me inceneratorin e Fierit.

Ky është efekti kryesor anësor i reformës në drejtësi, pasojat e të cilit mund të jenë edhe më të rënda në vijim nëse gjykatat e posaçme nuk i vënë fre oreksit të prokurorisë së posaçme, që më shumë se drejtësisë, me kërkesat shpesh absurde për të mbajtur e trajtuar në qeli, apo për të dënuar si kriminelë të rrezikshëm persona që ka nën hetim këto i duhen për raportet vjetore.

Në këto raporte janë paraqitur për dy vite si tregues suksesi numri i lartë i masave të sigurimit arrest me burg, madje me përpjekje për ta shitur këtë edhe si tregues të cilësisë së hetimeve. Megjithatë, raporte edhe nga Komiteti Helsinkit tregojnë se më shumë se cilësi e hetimeve të SPAK, gjykata i është nënshtruar prokurorisë së posaçme nga frika e reagimit të opinionit publik.

 Voxnews.al

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk, i ka bërë thirrje publikut që të ndalojë së dhuruari për ‘enciklopedinë’ e internetit Wikipedia, duke e akuzuar...

Mix1 ditë më herët

Si e dekoroi Kendall Jenner shtëpinë për Krishtlindje

Dashuria e Kendall Jenner për Krishtlindjen vjen nga nëna e saj Kris Jenner. “I jap shumë meritë nënës sime për...

Radar1 ditë më herët

“Na duhet aleancë kundër krimit, korrupsionit, drogës dhe mafias. Në Itali nuk e bëri veç drejtësia”

Dom Gjergj Meta “Duhet të bëjmë një aleancë qytetare kundër krimit, korrupsionit dhe mafies”. Kështu u shpreh Dom Gjergj Meta,...

Radar1 ditë më herët

Ekonomia po rritet pa konsum

Në 3-mujorine e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 0.8...

Mix1 ditë më herët

VIDEO: Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje

Donald Trump priti Krishtlindjet në pronën e tij në Mar -a – Lago ku mblodhi familjen e madhe. Show-n e...

Mix2 ditë më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix2 ditë më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix2 ditë më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix2 ditë më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar2 ditë më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Facebook