Lidhu me ne

Mix

8 ushqime të shëndetshme që përmirësojnë humorin

8 ushqime të shëndetshme që përmirësojnë humorin

Kur përjetojmë një gjendje të rënduar mendore dhe shpirtërore, ne shpesh drejtohemi te ushqimi si një mënyrë për t’u ndjerë më mirë.


Por gjendja shpirtërore dhe mendore mund të ndikohet nga një sërë faktorësh, si stresi, mjedisi, gjumi, çrregullimet e humorit, por edhe mangësitë në ushqim.


Prandaj është me rëndësi të konsumohen ushqime të shëndetshme që përmirësojnë gjendjen shpirtërore, si:

Peshku – acidet yndyrore omega-3 janë një grup yndyrnash thelbësore, të cilat duhet të merren patjetër, pasi trupi nuk mund t’i prodhojë vetë. Peshqit e pasur me omega-3, si salmoni për shembull, ndikojnë në përmirësimin e shëndetit dhe studiohen për uljen e nivelit të depresionit.


Çokollata e zezë – çokollatat me qumësht mund të përmbajnë përbërës të shtuar si sheqer dhe yndyrë, prandaj është më mirë të zgjidhni çokollatën e zezë, e cila përmban më pak sheqer të shtuar dhe përmes shijes, cilësisë dhe aromës ndikon te përmirësimi i humorit.

Ushqime të fermentuara – (kos, turshi) përmirësojnë shëndetin dhe gjendjen e aparatit tretës, pasi ndikojnë në rritjen e baktereve të shëndetshme në zorrët tuaja dhe mund të rrisin nivelit e serotoninës.


Bananet – janë të pasura me vitaminë B6, që ndihmon në sintetizimin e dopaminës dhe serotoninës, të cilat ndikojnë në përmirësimin e humorit.

Tërshëra – është një burim i shkëlqyeshëm fibrash. Konsumi në mëngjes siguron humor të mirë dhe energji.

Frutat e pyllit – janë të pasura me antioksidantë, të cilët ndihmojnë në menaxhimin e depresionit dhe çrregullimet e tjera të humorit.

Kafeja – është pija më e njohur sot në botë, që duket se e bën botën më të lumtur. Kafeina parandalon lodhjen dhe rrit përqëndrimin. Për më tepër, ndikon çlirimin e neurotransmetuesve që nxisin humorin, si dopamina dhe norepinefrina.

Fasule dhe thjerrëza – përveçse janë të pasura me fibra dhe proteina me bazë bimore, janë plot me lëndë ushqyese. Ato janë burim i shkëlqyer vitaminave B, të cilat përmirësojnë gjendjen shpirtërore.

MË TEPËR

Sport13 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix13 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix13 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix13 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix13 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix14 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix14 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix14 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix14 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix14 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook