Lidhu me ne

Radar

Fluksi i refugjatëve në Shëngjin mund të tejkalojë paktin Rama-Meloni

Mediat italiane publikuan të dhëna mbi paratë që përfiton qeveria e Edi Ramës nga marrëveshja për refugjatët afrikanë, të cilën ai e nënshkroi në nëntor të vitit të shkuar me homologen italiane Xhorxhia Meloni. Nga 653 milion euro investime që italianët do të bëjnë në Shëngjin dhe në Gjadër për kampet e refugjatëve, 90 milion euro i merr shteti shqiptar, si pagesë për ruajtjen e kampit me policë, në rast se ndonjë nga afrikanët e izoluar në kamp, tenton të arratiset.

Por bashkë me inventarin që është zbardhur për investimet në infrastrukturë dhe shpenzimet për administratën e kampit, gazetarët e Corriere della Sera zbulojnë edhe një ngërç në shifrat e lëvizjes së refugjatëve, që nuk korrespondojnë me termat e marrëveshjes Rama-Meloni dhe që mund të çojë në tejkalimin e kapaciteteve të refugjatëve afrikanë, që duhet të qëndrojnë në Gjadër.

Sipas marrëveshjes që Rama firmosi me Melonin, në kamp duhet të qëndrojnë jo më shumë se 3 mijë refugjatë në të njëjtën kohë. E thënë ndryshe, maksimumi i kapacitetit të kampit në një vit do të jetë pritja e 36 mijë refugjatëve.

Afrikanët që do të kapen në ujërat territoriale do të ndahen në dy grupe nga autoritetet detare të Italisë. Meshkujt afrikanë do të sillen në Shqipëri në kampin e Gjadrit, ndërsa fëmijët dhe gratë do të shkojnë në kampet e Italisë.

Sipas nenit 4 të protokollit, një emigrant nuk mund të qëndrojë në kampin e Gjadrit më shumë se sa koha që do të marrin procedurat e azilit, ku vendoset, nëse ai mund të qëndrojë në Itali, apo duhet riatdhesuar në vendet e origjinës në Algjeri, në Senegal, në Tunizi etj.

Parë në këndvështrimin e sigurisë së kampit, e rëndësishme është që aty të jenë jo më shumë se 3 mijë emigrantë në të njëjtën kohë. Kjo arrihet duke balancuar numrat e atyre që strehohen në kamp, me ata që largohen pasi kanë marrë përgjigjen e kërkesës për azil. Nëse balancohen shifrat e grupit që vjen dhe grupit të refugjatëve që largohet, atëherë numri i refugjatëve mbahet nën kontroll.

Ky mekanizëm që garanton sigurinë në kampin e Gjadrit është krahasuar nga Corriere della Sera me një “derë rrotulluese”, e cila funksionon kur një person hyn dhe në të njëjtën kohë, një tjetër del jashtë.

Por ky mekanizëm ka një moment kur ngec. Gazetarët e Corriere della Sera zbulon se shifrat e përpunimit të refugjatëve në terren nuk përputhen me termat e marrëveshjes Rama-Meloni.“Nëse çdo muaj, 3 mijë emigrantë largohen nga qendrat shqiptare dhe kthehen në Itali, dhe për shembull, 1 mijë kanë marrë të drejtën e azilit, 2 mijë të tjerët duhet të riatdhesohen . Këtu “dera rrotulluese” ngec. Operacionet e riatdhesimit kërkojnë një marrëveshje me vendin e origjinës. Mesatarisht ne riatdhesojmë 400 refugjatë çdo muaj .Në fakt në vitin 2023, nga 150 mijë të ardhur, ne sollëm riatdhesuam vetëm 4 mijë e 753 persona.

Do të thotë që, të gjithë të tjerët do të duhet të qëndrojnë deri në 18 muaj në qendrat e pritjes, ku në total vendet e disponueshme në letër janë 1359 , por në realitet janë më pak për shkak të punimeve të rikonstruksionit, për shembull në Torino dhe Trapani; ndërsa kampet e reja të shpallura nga qeveria nuk janë gati. Më pas, pas 18 muajsh, ata që nuk mund të riatdhesohen janë të lirë dhe bëhen emigrantë të paligjshëm” shkruan Corriere della Sera.

Llogaritë nuk dalin kur sheh marrëveshjen Rama-Meloni. Çfarë do të kërkojnë italianët, kur kampi të mbushet plot? A do të kërkojnë ata që një emigrant të qëndrojë për 18 muaj, duke shtuar shifrat përtej kapaciteteve? Këtë lë të kuptohet shkrimi i Corriere della Sera, sipas së cilës, i njëjti problem që ekziston në Itali, mund të dalë edhe në kampin që po ngrihet në Shqipëri.

Alternativa është të lihen ata që presin dëbimin në qendrat e pritjes në Shqipëri dhe në mungesë të marrëveshjeve të reja, të kthehen në Itali ata disa qindra që riatdhesohen. Në këtë rast, megjithatë, nuk lirohet asnjë vend në qendrat e Shëngjinit/Gjadër, dhe kështu numri i migrantëve që priten aty është shumë larg nga 36,000 të paralajmëruar në vit. Megjithatë, në fund historia është gjithmonë e njëjtë: pas 18 muajsh emigrantët që nuk kanë mundur të dëbohen duhet të kthehen në Itali dhe të lirohen” shkruan Corriere della Sera.

Dokument i publikuar nga Corriere della Sera për kampin e Gjadrit
Dokument i publikuar nga Corriere della Sera për kampin e Gjadrit

Me shtimin e numrave të refugjatëve afrikanë në Gjadër përtej marrëveshjes Rama-Meloni, Corriere della Sera lë të hapur një skenar që në Shqipëri është parë gjithnjë me frikë, si ai për termat e sigurisë. Për marrëveshjen, në Shqipëri është folur shumë pak. Për shkak të mënyrës se si qeveria Rama e shpërfilli publikun, nuk ishte e mundur të bëhej transparencë.

Thuajse çdo detaj i marrëveshjes për marrjen e emigrantëve në Shëngjin dhe në Gjadër është mësuar nga mediat italiane, ndërkohë që për qytetarët shqiptarë nuk u pa e arsyeshme të bëhej asnjë sqarim. Përkundrazi, kryeministri Rama kishte premtuar se nuk do të bënte kurrë një marrëveshje që t’i lejonte të shkarkonin refugjatët në vendet e varfra.

Shifrat e prurjeve të emigrantëve në Itali janë shumë të larta për kapacitetet e një vendi si Shqipëria. Në vitin 2022 në Itali zbarkuan mbi 105 mijë refugjatë, në vitin 2023 zbarkuan mbi 157 mijë refugjatë dhe këtë vit, deri në 20 mars kanë shkuar mbi 8 mijë refugjatë. Kjo rënie ka shumë të ngjarë si rezultat i Memorandumit të Mirëkuptimit me Tunizinë, për të cilën Bashkimi Europian paguan 105 milionë euro për kontrollin e kufirit./Lapsi.al

MË TEPËR

Kryesore3 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix3 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix3 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar3 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix4 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix4 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix4 ditë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix4 ditë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Mix4 ditë më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix4 ditë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Facebook