Lidhu me ne

Mix

Për burrat/ 5 modele flokësh për 1 stinë

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë 2024, duke u frymëzuar nga pasarelat e Milanos, Parisit dhe Londrës pamë dhjetëra e dhjetëra modele, por vendosëm t’ju sugjeronim disa prej të cilave, janë kthyer në versionet më të pëlqyera. Disa janë krejt moderne, disa kanë ringjallur stilet e dikurshme të prerjeve klasike.

Flokët pas dhe të lagësht

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Një stil që në të kaluarën e perceptonim si formal, sot po shndërrohet në një model flokësh të përditshëm. Lyeni flokët me xhel, dyllë ose vaj, e pastaj kalojini me duart ose krehër të gjitha pas, duke krijuar një teksturë delikate dhe me efekt të lagësht. Një krehër me dhëmbë të gjerë, mund të përdoret për të tërhequr flokët mbrapa, duke nxjerrë në pah tiparet e fytyrës. Ideale për fytyra të gjata dhe të mprehta

Qethje me tas

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Ju sfidoj të gjithëve, sepse kushdo ka pasur një model flokësh si të prera me “tas”, kur ka qenë fëmijë. Ky model flokësh, tipik francez, tani është popullor në mesin e të rriturve. Një prerje uniforme, e cila nis nga baluket, qofshin ato flokë të drejtë, por edhe me kaçurrela. Mund të realizohet me gërshërë, duke lejuar nxjerrjen në pah të ballukeve të çrregullta. Ideale për fytyra drejtkëndëshe dhe trekëndore.

Punk me onde

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Prerjet e flokëve me efekt pak punk, një stil të shkujdesur dhe kjo duket qartazi, nga kaçurrelset mbetet një trend mjaft i pëlqyer. Duke mos humbur atë joshjen e viteve ’80, te ky model spikat dukshëm një gjatësi e theksuar në pjesën e pasme të kokës, ndërsa shkurtohen anash, duke lënë vetëm disa tufa që dalin nga pas veshëve, por edhe te balluket. Ideale për ata, që guxojnë me stilin.

Prerja ushtarake

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Gjithmonë prerjet e flokëve shkurt, sidomos ato që ngjajnë me qethjet ushtarake, nuk dalin kurrë nga moda. Gjithmonë me një ngjyrë, mundësisht bionde, por jo tepër e zbardhur apo fluoreshente, zgjidhni nuancat për një pamje natyrale. Arsyeja, pse ato pëlqehen? Ndoshta për shkak të komoditetit dhe mirëmbajtjes thuajse inekzistente, po ashtu te berberi kushton sa gjysma e një prerjeje më komplekse.

Dallgë, vetëm dallgë

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Të rrjedhshme, të ndritshme dhe me një efekt të rremë të çrregullt, që të magjeps. Ky model kërkon një prerje flokësh me një gjatësi mesatare në pjesën e sipërme të kokës, duke krijuar pak volum, pasi kjo mundëson edhe stilimin e tyre në mënyrën më të përsosur. Theksoni dukshëm ondet, sepse ato janë padyshim edhe trendi i momentit. Ngjyrat natyrale janë gjithmonë më të preferuarat.

MË TEPËR

Radar15 orë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore2 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet2 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske2 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar2 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix2 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar2 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike3 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix3 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook