Kryesore
Sepse modeli i fundit i iPhone-it kërkon sakrifica
Të kaloshë orë të tëra, madje ditë, në radhë para të famshmeve “Apple Store” për të qenë një nga të parët që do të marrin iPhone të ri që, që nga nesër do të debutojë në 30 shtete, këtë vit mund të jetë e kotë.
Në fakt “Apple” ka njoftuar se të gjitha modelet “iPhone 7 Plus”, si dhe modelet “iPhone 7 Jet Black”, janë porositur të gjitha gjatë fazës së paraporsive që ka filluar të premten e kaluar. Kush nuk ka prenotuar dot online, do t’i duhet të presë disa javë për të pasur mundësinë që të pajiset me smartfonin e Mollës.
“Duke filluar nga e premtja, një sasi e limituar e modeleve iPhone 7 ngjyrë argjendi, floriri, floriri rozë dhe të zi opak do të jenë në dispozicion të klientëve që do të paraqiten në dyqanet Apple”, lexohet në një njoftim të shtëpisë së “Cupertino”.
“Gjatë fazës së paraporsive online, sasia fillestare e iPhone 7 Plus në të gjitha ngjyrat, dhe modelt iPhone 7 Jet Black janë mbaruar dhe nuk do të jenë të disponueshëm nëpër dyqane”, thuhet në këtë njoftim.
Megjithatë nuk mungojnë edhe këtë herë, në gjithë botën, personat që mbajnë rradhën para një “Apple Store”.
Në rrjetet sociale nuk mungojnë histori nga më të çuditshmet: “është dikush që mban rradhën që prej 25 gushtit pranë Apple Store të Nju Jokut në rrugën e pestë, për të cilën është paguar 3 400 dollarë për një javë nga një person i panjohur”; “është një student hungarez që në Sidnei është punësuar për të mbajtur rradhën në vend të një personi që quhet Peter”; “madje gjejmë edhe një kompani neozelandeze që i ofron 100 klientëve të parë një robot që ban rradhën në vendin e tyre”.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu