Radar
Braktisi Metën dhe Kryemadhin, Briseida Shehaj: S’e prisja që ta çonin vendin në këtë gjendje…
Brisida Shehaj është tërhequr prej dy vitesh nga Partia e Lirisë për të vijuar e vetme pa qenë pjesë e një formacioni politik. E ftuar në një emision Shehaj foli edhe për arsyet e tërheqjes së saj nga formacioni politik. Ajo u shpreh se “nuk ishte dakord” dhe “nuk thoshte asnjëherë atë që donin të dëgjonin”.
Ke marrë pjesë në formacione politike.
Brisida Shehaj: Me bindje.
Ke marrë pjesë në shprehjen “thuaju atyre atë që duan të dëgjojnë?”
Brisida Shehaj: Unë se nuk isha ashtu vendosa të lija formacionin politik ku kam qenë që 15 vjeç në kulmin e pushtetit vetëm sepse nuk isha aspak dakord dhe nuk thosha asnjëherë atë që donin të dëgjonin sepse unë mendoj që edhe kur je në punë, edhe kur bashkëpunon nuk do themi mirë, mirë, mirë, bashkë do mblidhemi, të qajmë ato hallet apo unë do vij te eprori për të zgjidhur atë që nuk i jap dot zgjidhje. Mos prit që unë të të vij për lajme të mira, sigurisht unë do të vij për lajme jo fort të mira ose që do duan angazhimin e eprorit apo strukturave të caktuara.
Unë mendoj që angazhimi politik në Shqipëri është kthyer në turp, por nuk është aspak turp. Nuk ka absolutisht pse të jetë, unë do kisha dashur që brezi ynë i ri ta kishte këtë vullnetin por nuk e ka, ne jemi një brez kafeje, po rritet një brez kafenesh, një brez Instagram-i, një brez i cili sheh luksin dhe sheh atë që është bosh, nuk të plotëson si njeri dhe nuk të formëson si njeri paraja apo rroba firmato, ndërkohë ne e kemi orientuar sepse unë mendoj që realisht nuk e prisja që formacioni im politik do e sillte në këtë gjendje vendin apo do të krijonte këtë lloj situate shoqërore dhe ekonomike në Shqipëri.