Mix
Kalendari i Ramazanit 2024, koha e syfyrit dhe iftarit
Ditën e nesërme, më 11 mars, besimtarët myslimanë nisin muajin e shenjtë të Ramazanit. Gjatë këtij muaji të bekuar (30 ditë), besimtarët myslimanë mbajnë agjërim, një nga 5 kushtet e islamit.
Më 11 mars, koha e syfyrit është në orën 04:23, ndërsa iftari në orën 17:49.
Dita e fundit e Ramazanit është më 9 prill, ndërkaq dita e parë e Fitër Bajramit është më 10 prill, ditë e mërkurë. Ndërsa nata e madhe e Kadrit është më 5 prill.
Ramazani është muaji më i zgjedhur dhe më i rëndësishmi për të gjithë myslimanët. Muaji në të cilin është urdhëruar agjërimi dhe në të cilin filloi zbritja e Kur’anit të madhërishëm.
Çdo besimtar i sinqertë e pret me gëzim Ramazanin, duke shpresuar në mëshirën dhe faljen e Allahut. Është koha kur zakonet dhe detyrimet tona jetësore ua nënshtrojmë momenteve kur fillojmë agjërimin dhe kur bëjmë iftarin.