Lidhu me ne

Mix

Astma, shkaktarët dhe simptomat tek fëmijët!

Astma, shkaktarët dhe simptomat tek fëmijët!

Mjekja pediatre Zerina Sheme shpjegon se një ndër sëmundjet kronike të fëmijëve është asthma, e cila shfaqet nga mosha 2-3 vjeç.

Pediatrja thekson se disa nga faktorët të kësaj sëmundje është ajri i ftohtë, infeksionet virale apo edhe ndryshimet emocionale, ndërsa shton se shenjat që e paralajmërojnë janë: bllokim hundësh i shpeshtë, djegie fyti, ngjirje zëri dhe kollë e thatë ngacmuese.

“Ndër sëmundjet kronike të fëmijëve, vendin e parë e zë Asthma. Fishkëllimat në frymëmarrje fillojnë të shfaqen nga mosha 2-3 vjeç. Në këtë moshë vihet re një reaktivitet i shtuar ndaj infeksioneve virale. Pas moshës 3 vjeç shfaqen shenja më të qarta të inflamacionit alergjik që lidhen me rritjen e imunoglobulinave IgE. Faktorët që e shpërthejnë krizën e astmës janë kontakti me ajrin e ftohtë, infeksionet virale, ajri i ndotur, ekspozimin ndaj alergenëve të ndryshme, ushqimorë dhe të ajrit, ndryshimet emocionale.

Shpesh, asthmës i paraprijnë disa shenja si:

bllokim hundësh i shpeshtë, djegie fyti, ngjirje zëri ,

kollë e thatë ngacmuese.

Diagnoza e saktë konsiston në gjetjen e shkaktarin duke bërë provat e alergjisë.

Provat e lëkurës na ndihmojnë, por edhe nëse përgjigja del negative nuk mjafton për të përjashtuar asthmën.

Provat specifike

Por, edhe kjo analizë varet nga numri i kiteve që përdoren..

Mjekimi është kompleks.

Format e lehta përdorin bronkodilatatorë

Bëhet profilaksia me antileukotrienet.

Gjatë krizave shtohen edhe kortizonikë me inhalacion, për një kohë të shkurtër, sepse kortizonikët shtojnë mundësinë e infeksioneve sekondare.

➡️Pas moshës së pubertetit shenjat qetësohen për arësye të shpërthimeve hormonale të moshës. Mundet edhe të shërohet përfundimisht.

➡️Trajtimi me vaksina desensibilizuese ka dhënë rezultate premtuese. Nuk përdoret gjerësisht sepse kushton; dhe rezultati varet nga individi, sa tolerancë fiton ai ndaj alergenit shkaktar.

➡️Profilaksia :

???? konsiston në largimin e shkaktarin( kur është e mundur).

????Edukimin e prindit

Theksoj se fëmija nuk duhet të ndërpresin aktivitetin sportiv”, shkruan pediatrja.

MË TEPËR

Kryesore24 orë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore1 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal2 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar2 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike2 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet2 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske2 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar2 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar2 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar2 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook