Radar
Veliaj “kërcënon” Ramën
Kryebashkiaku Erion Veliaj
Kryebashkiaku Erion Veliaj, në një dalje të tij në media ka përcjellë mesazh të koduar për kryeministrin Edi Rama, me të cilin thuhet se nuk ka një raport të mirë dhe se ka krisje brenda PS-së.
Veliaj ia bën të qartë Ramës se nuk duhet të izolojë partinë dhe nuk duhet të mendojë se është vetëm ai në PS.
Sipas kryebashkiakut partitë që mbyllen janë parti që shuhen ndaj duhet të mësojnë nga gabimet e kundërshtarëve të tyre.“Partitë që mbyllen janë parti që shuhen. Po të shohësh si është tkurrur LSI-ja, iu desh të ndërronte emrin që të mos identifikohej me një katastrofë politike.
Po të shohësh se si PD-ja prapë është tkurrur nga një parti që kontrollonte të gjithë vendin u kthye në një parti që kontrollonte vetëm Tiranën në vitin 2015 dhe pastaj vetëm bulevardin, pastaj vetëm oborrin, pastaj vetëm një rrugicë dhe tani vetëm një dritare.
Dhe unë besoj se është fatkeqësi nëse nuk mëson edhe nga gabimet e kundërshtarëve. Ndoshta nuk mëson nga gjërat e mira të kundërshtarëve kur nuk bëjnë asgjë të mirë, por mund të mësosh nga gabimet dhe unë besoj se të mësosh nga gabimet do të thotë të mos bësh gjëra të ngjashme, të mos e izolosh partinë, të mos thuash ne jemi këtu dhe nuk ka të tjerë”, tha Veliaj.