Lidhu me ne

Mix

Mes lotësh, Enxhi Nasufi flet për divorcin e prindërve dhe traumat e fëmijërisë

Mes lotësh, Enxhi Nasufi flet për divorcin e prindërve dhe

Një ndër rrëfimet më prekëse natën e kaluar në “DWTS”, ishte edhe ai i Enxhi Nasufit, e cila foli për divorcin e prindërve të saj dhe foli për plagët që kjo ndarje ka lenë në jetën e saj.

Në 2001-shin, kur kam qenë 6 vjeç, kam përjetuar divorcin e dytë të prindërve të mi, sepse janë divorcuar edhe më parë, por janë ribashkuar, për ta provuar edhe një herë për fëmijën, nëse gjërat shkonin më mirë, por nuk shkuan më mirë.

Ngjarje të caktuara në një moshë aq të vogël, ndoshta të krijojnë vështirësi në momente të caktuara, për shkak se ti ke trauma, ke plagë të pashëruara, zënka, ulërima… Akoma edhe sot nuk i duroj dot zhurmat dhe e di që është një gjë që më ka mbetur nga fëmijëria.
Duke folur për mungesën e të atit, ajo tha se me raste i është dashur të jetë edhe si djalë.

Sigurisht që e kam ndjerë mungesën e një figure mashkullore siç mund të ishte ajo e babait përgjatë rritjes sime, sepse për shumë vite ai s’ka jetuar fare këtu. Ndonjëherë mërzitem kur më thonë: “Ah, je bërë si çun”, “Dukesh si çun”. Njerëzit duhet ta kuptojnë që mua më është dashur edhe të jem si çun.

Enxhi nuk i mbajti dot lotët ndërsa rrëfente historinë e jetës dhe u shpreh se me vetëdijen e saj i ka falur prindërit.

Me vetëdijen time i kam falur, nuk e di se ç’kam në nënvetëdije dhe se ç’ka mbetur, por me koshiencë s’u kam vënë ndonjëherë faj, sepse ashtu kanë qenë gjërat. Ata kanë bërë aq sa kanë mundur të bëjnë, aq sa kanë ditur ndoshta. Thjesht mendoj se prindërit duhet të jenë pak më të kujdesshëm me fëmijët.

Unë jam rritur pak me këtë shprehjen: “Hë, se nuk kupton”, por fëmija i kupton të gjitha, edhe foshnja. Edhe nëse nuk flet, edhe nëse nuk ta shpjegon atë që ndjen, i përjeton të gjitha dhe gjërat i mbeten në mendje dhe në trup. Imagjino se sa punë i duhet atij fëmije përgjatë gjithë jetës së tij që të shërojë veten, të punojë me veten dhe të procesojë plagët e prindërve.
Në fund ajo rrëfeu se kjo në “DWTS” është hera e parë që ata bëhen bashkë që nga koha kur ajo ka qenë në kopsht.

Është hera e parë që bëhen bashkë për “DWTS”. Në mos gaboj, hera e fundit që ata kanë qenë bashkë për të më parë mua në diçka artistike ka qenë kopsht.
Në fund, Enxhi tha se performancën ia dedikon vetes fëmijë dhe vetes në këto momente, mamit, babit, njerëzve që jetojnë dhe kanë qenë në jetën e saj.

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar6 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix8 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix8 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix8 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix8 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar8 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix8 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix9 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix9 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook