Mix
Shkrimi origjinal i David Bowie për dy tekste këngësh del në ankand për 100 mijë paund
Fleta me tekstin e David Bowie që ka dalë në ankand
Fleta e teksteve të shkruara me dorë të këngëtarit britanik David Bowie, për dy nga këngët e tij, mund të arrijë deri në 100,000 paund kur të shiten në ankand.
“BBC” shkruan se ato përmbajnë korrigjimet, draftet dhe shënimet e këngëtarit të ndjerë gjatë krijimit të këngëve të tij Rock n Roll Suicide dhe Suffragette City.
Shtëpia e ankandeve më parë shiti një faqe të teksteve të shkruara me dorë të Bowie-t për hitin e tij Starman për 165,000 paund. Bowie vdiq nga kanceri i mëlçisë në moshën 69-vjeçare në janar 2016.
Një letër që shoqëron faqen thotë se ajo iu dha pronarit origjinal nga Bowie në Trident Studio së bashku me disa faqe të tjera me tekste origjinale, duke përfshirë disa që nuk mbijetuan.
Fleta që përmban teksin e këngëve iu dha hua muzeut V&A dhe mbeti me ekspozitën për pesë vjet, ndërsa më herët një tekst i Jean Genie i David Bowie u shit për 57 mijë funte.David Bowie
Shitja përfshin gjithashtu një libër tekstesh të zotëruar më parë nga Noel Gallagher i Oasis, i cili përmban tekste të këngëve “She’s Electric”, “Going Nowhere”, “Step Out Tonight”, “Rockin’ Chair” dhe “Champagne Supernova”.
Një faqe që përmban tekste të shkruara me dorë nga frontmeni i “The Doors”, Jim Morrison, është gjithashtu në shitje, së bashku me kitarat, amplifikatorët dhe partiturat muzikore nga muzikantë të ndryshëm.
Fleta lirike e Bowie-t, e cila ka një çmim të vlerësuar prej 50,000 deri në 100,000 paund, do të jetë në mesin e shitjeve të Omega Auctions të martën.