Mix
Brad Pitt dëshiron të bëjë një film për jetën e Britney Spears!
Ende pa bërë një muaj, libri më i shitur i kujtimeve të Britney Spears, “The Woman in Me”, është në bisedime për t’u kthyer në një një film.
Në javën e tij të parë, libri u shit në mbi 1 milion kopje në SHBA, duke kryesuar listën e bestsellerëve të New York Times.
Sipas raporteve nga PageSix, Brad Pitt, 59 vjeç, është ndër personazhet e famshëm që dëshirojnë të përshtasin historinë e Spears për ekranin e madh. Reese Witherspoon dhe Margot Robbie janë gjithashtu në mesin e atyre që duket se janë të interesuar për këtë project.
Kujtimet e këngëtares, të cilat u publikuan më 24 tetor, zbulojnë momentet e vështira të Britney në sytë e publikut, për kujdestarinë nga babai i saj dhe betejën për kujdestarinë e fëmijëve të saj.
Por duket se jo të gjithë janë entuziastë për diçka të tillë. “Brad Pitt, biografitë për gratë e dhunuara nuk janë mjeti për t’u penduar apo rregulluar imazhin tuaj publik, për të gjetur diçka tjetër”, shkroi një përdorues në platformën X.