Lidhu me ne

Radar

SPAK burgos Erzen Breçanin, “krahun e fortë” të Berishës

Erzen Breçani, ish-funksionar i policisë së shtetit prej më shumë se 20 vitesh u vu në pranga në stadiumin Air Albania. Breçani kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Ishujt Faroe, kur dy efektivë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të shoqëruar nga forcat speciale iu komunikuan arrestimin dhe i vunë prangat.

Hetimi për të është bërë në bazë të çkodimit të bisedave në SKY, aplikacionit që përdorej kryesisht nga trafikantë të drogës. Në të njëjtën dosje janë prerë fletë-arrestet për 11 persona, nga të cilët janë arrestuar katër. Të tjerët ndodhen jashtë vendit.

Kush është Erzen Breçani dhe militantizmi për Berishën

Emri i Breçanit është i lidhur ngushtë jo vetëm me karrierën e tij në polici, por edhe si një nga njerëzit që i ka qëndruar besnik Sali Berishës në çdo kohë. Që nga opozita e vështirë e vitit 1997 e deri tani vonë me rikthimin në krye të demokratëve.

Erzen Breçani, truprojë e Sali Berishës në 1997
Erzen Breçani, truprojë e Sali Berishës në 1997

Një nga shfaqjet më të hershme janë arkivat e vitit 1997, kur Erzen Breçani shfaqet si truprojë i Sali Berishës gjatë një mitingu në Lushnje. Takimi i shkurtër asokohe zhvillohet mes krismave të automatikëve mes thirrjeve “E duam presidentin” siç tregon edhe VIDEO KETU.

Në vitet që pasuan, Breçani ishte pjesë e RENEA-s dhe mori pjesë në disa prej operacioneve më të rrezikshme kundër bandave të Zani Çaushit, Gazmend Brakës, Nehat Kullës etj.

Zani Çaushi
Zani Çaushi

“Artan Didi ka qenë shef i komandos dhe janë kryer disa operacione të suksesshme. Në dalje të Vlorës për Zanin ngritëm një grackë. Një që është dëshmor i Atdheut mori iniciativë. Kemi kryer kontrolle te Zani, madje unë kam njohje personale me të. Në shtëpinë e tij gjetëm një sasi paresh. Por ne kryenim operacione të mirëfillta policore. Thirrëm të motrën, i thamë “Ja ku i ke paret”. Ky e mori vesh që i gjeti një tropojan paret dhe më çoi fjalë “Je djalë i ndershëm”. E arrestuam në dalje të Vlorës” ka treguar Breçani në një bisedë në Opinion.

“Kam pas njohje personale, se në të RENEA-s i arrestonim, nuk i dhunonim dhe në një farë mënyre ngelnim miq me ta. Ky personi Zani Çaushi shpesh më çon të fala. Nehat Kullën e kemi arrestu tre herë. Emiljano Shullazin e kemi arrestu disa herë. Nuk kemi marrëdhënie të këqia. Por si për Fatmirin, si për Zanin, si për Nehatin, këta janë përdor nga shteti për të vra dhe aktivitetin kriminal e kanë përdor për hesap të tyre” vazhdoi Breçani.

Operacionet ku ka marrë pjesë kanë qenë të shumta dhe të rrezikshme. Por si një nga efektivët më të vjetër, Breçani ka një seri kualifikimesh dhe vlerësimesh nga policia e shtetit.

Gjithsesi ngjitja e tij në postet drejtuese të policisë së shtetit do të përshpejtohej në 8-vjeçarin e “Berishës II” pas vitit 2005.

Nën qeverisjen e Berishës, policia e shtetit goditi disa nga bandat e fuqizuara përmes lidhjeve politike të qeverisjes së Fatos Nanos. Edhe në këtë fazë, Breçani personalisht ka marrë pjesë në disa operacione.

Lul Berisha pas arrestimit në Maqedoni
Lul Berisha pas arrestimit në Maqedoni

Duke kujtuar shoqërimin e Lul Berishës, ai ka treguar: “E kam shoqëruar Lul Berishën, e shoqërova nga Maqedonia ku u kap dhe komunikova me të në makinë. Në pyetje e sipër i thashë je kriminel, ke vrarë. Jo tha nuk është e vërtetë. I thashë do të të sekuestrohet pasuria. Ai më tha që kam frikë vetëm Sali Berishën se ai të ekzekuton të merresh me të. S’bën kompromise”.

Por drejtimi i policisë pas vitit 2005 ka qenë një periudhë me dritëhije. Si zv.drejtues i policisë së Tiranës, Breçani do të konfliktohej me opozitën e Partisë Socialiste në disa incidente. Në 21 janar të vitit 2011 u raportua se Breçani ishte në krye të dhunës së egër që ushtroi policia ndaj qytetarëve që u ndodhën në bulevard, pasi protesta kishte mbaruar.

Në tetor të vitit 2012, kur ish-të përndjekurit zhvilluan një grevë urie tek Komuna e Parisit, një raport i Avokatit të Popullit skedoi se si Drejtoria e Policisë së Tiranës “mori në menaxhim” grevën e urisë.  Nën mbikqyrjen e Breçannit, policia zgjeroi rrethimin dhe u ndaloi grevistëve komunikimin me jashtë. Më pas, u pengua furnizimi me ujë dhe me lëngje frutash, përfshirë pakot me sheqer, që ishin jetike për grevistët.

Një tjetër incident ku u përfshi Breçani ishte ai i rrahjes së kameramanit të Top Channel, Gent Ballta që e denoncoi publikisht se e kishte goditur brenda në komisariat. Shkak i rrahjes ishte se kameramani kishte filmuar një grup tifozësh pas ndeshjes Tirana-Skënderbeu, që hidhnin parulla kundër kryeministrit Berisha.

Breçani u përplas me deputetët e PS edhe në ditën e zgjedhjeve, në 24 Qershor 2013, kur policia nuk veproi në tentativën e disa punonjësve të OSHEE-së për ndërrimin e një kutie votimi.

“Unë jam gjeneral i policisë së shtetit, as i Saliut, as i kurrkujt!” u tha Breçani deputetëve të PS-së në atë kohë. Ndërsa Fatmir Xhafa ju përgjigj: “Ti je aksident në polici. Për fat mbaroi koha jote. E ke përdorur policinë e shtetit. Ti je ordiner”.

Me të ardhur në pushtet, socialistët e shkarkuan Breçanin nga policia. Më pas ai i akuzoi se e kishin diskriminuar për shkak të origjinës nga Tropoja.

Së fundmi, Breçani drejtoi një kompani security, por nuk i shkëputi asnjëherë lidhjet e ngushta me familjen Berisha. Pasi Gerti Shehu goditi me grusht Sali Berishën në protestën në formë marshimi, Breçani u pa personalisht teksa shoqëronte agresorin për në selinë e Partisë Demokratike.

“Sali Berisha, pasi e kemi nxjerrë në trotuar nga turma, ka ardhur bodigardi i tij dhe ka thënë që doktori ka porositur që duhet ta dorëzojmë në polici dhe të mos preket më me dorë. Kam qenë duke ecur dhe duke biseduar me të në trotuar”, tregoi më vonë Breçani detajet nga ngjarja.

Lidhja që SPAK i bën Breçanit me trafikun e drogës

Duket se lidhja që SPAK i bën Erzen Breçanit me trafikun e drogës janë paratë që i vinin nga i biri, Eralbi, i cili nuk është arrestuar pasi gjendet jashtë vendit. Sipas hetuesve, Eralb Breçani është kunat me Ervin Matën një emër i njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Europës.

Duket se Mata ka tërhequr kunatin në biznesin e kokainës dhe paratë që Eralb Breçani i sillte të atit e kanë inkriminuar edhe atë vetë. Detajet që tregojnë nëse Erzen Breçani ishte i ndërgjegjshëm se po pastronte paratë e kokainës që i sillte i biri, ende nuk janë të qarta.

SPAK ka renditur disa episode kur janë kapur sasi të mëdha kokaine që vinte nga Brazili, Ekuadori dhe Kolumbia dhe që lidhen me grupin e Ervin Matës, ish i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, që u bë i njohur pas sherrit në ish-bllok me Ervis Martinajn. Episodet që e lidhin këtë grup me trafikun e kokainës janë si më poshtë:

  • Sekuestrimi i sasisë prej 446 kg kokainë në Hollandë në datën 05.01.2021;
  • Sekuestrimi i sasisë prej 69 kg kokainë në Brazil në datën 18.02.2021;
  • Sekuestrimi i 166 kg marijuanë në Erëitte, e nisur nga Spanja për në Gjermani;
  • Sekuestrimi i një sasie prej 250 kg lëndë narkotike kokainë, të nisur nga Brazili për në aeroportin e Frankfurt am Main, Gjermani
Dedan Gjoni në të majtë, Jonida Babameto në të djathtë

Në të njëjtin operacion ku arrestoi Erzen Breçanin, SPAK ka urdhëruar edhe arrestimin e Dedan Gjonit shef i komisariatit nr.6 në Tiranë dhe Jonida Babametos, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit. Sipas hetuesve, ata kanë ndihmuar në tentativën e një vrasjeje të dyfishtë, por për këtë çështje detajet janë të pakta.

Të arrestuar nga SPAK

Erzen Breçani, ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës

Dedan Gjoni, Shef seksioni per hetimin e Krimeve në Komisariatin numër 6

Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit

Bujar Germizi, emër i njohur i botës së krimit në Kukës

Në kërkim (Nuk ndodhen në Shqipëri)

Besmir Mustafi

Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit

Ervin Mata

Besmir Murati

Artan Sulejmani

Albert Prenga

Bajram Gerbova

/Lapsi.al

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix5 orë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix6 orë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar1 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix1 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore1 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix1 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport1 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix2 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix2 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook