Lidhu me ne

Kryesore

Studenti shqipëtar Gledis Kallço – Ja çfarë ndjesie është të studiosh në MIT (Massachusetts Institute of Technology)

14388791_310198152680763_448500821_n

Çfarë ndjesie është të studiosh në MIT ?

Në fakt është një ndjesi e vecantë për faktin se është Universiteti nr. 1 në botë përsa i përket shkencave dhe teknologjisë. Në renditjen e fundit që ju është bërë universiteteve elitare në botë për vitin 2016 -2017 , MIT është renditur i pari.

Është një krenari dhe sfidë të studiosh në këtë universitet, ku sundon rregulli, dispilina, profesionalizmi dhe trajtimi human i studenteve. Çdo gjë është në perfeksion përsa i përket organizimit dhe punës me studentët dhe insitucionave kërkimore.

Këtu ka studentë të përzgjedhur nga shumë vende të botës, të cilëve ju është dhënë një shans për të perfeksionuar njohuritë e tyre . Përsonalisht ndjehem me energji pozitive për ta kaluar këtë sfidë të rëndësishme akademike dhe jo vetëm në jetën time.

Gjithsesi arritjen time në një nivel kaq të lartë përsa i përket arsimimit, e kam kaluar përmes disa shkallëve të rëndësishme shkollore, një nga të cilat sigurisht ka qenë dhe kolegji “Turgut Ozal“. Nuk është rastësi që nxënës të këtij kolegji kanë arritur elitën e universiteteve botërore.

Cila është arsyeja e zgjedhjes së degës që ju po studioni ?

Specifikimi i degëve bëhet vecanërisht në vit të dytë, por në semestrin e parë të vitit e parë unë kam zgjedhur degë që kanë lidhje me shkenca , ku natyrisht matematika eshte prioritare.

Shencat  dhe vecanërisht matematika jane pasioni im dhe sigurisht këtë pasion do ta zhvilloj dhe në universitet. Krahas matematikes mendoj të studioj dhe ekonomine ose  informatikën.

Çfarë lehtësirash ju ka ofruar kolegji “Turgut Ozal “ ?

Mendoj se për çdo nxënës është fat të studiojë në një kolegj të tillë si “Turgut Ozal“. Nxënësve në Shqipëri ju është krijuar një shans i madh për të studiuar në këtë kolegj me standarte ndërkombëtare, kushte perfekte, mesues te pergatitur dhe organizim model.

Ajo që doja të theksoja është fakti se në këtë kolegj bëhet një punë e diferencuar dhe cilësore me talentet. Jo rastësisht të gjithë nxënësit më të mirë në Shqipëri ndjekin këtë kolegj.

Personalisht në kolegj mu krijuan  mundësitë që të studioj me metoda bashkëkohore, të marr pjesë në kurset javore të matematikës me pedagogë të njohur, të studioja një muaj në Turqi para olimpiadave, të merrja pjesë me mbështetjen e kolegjit në olimpiadat ballkanike, të më krijoheshin të gjitha kushtet për të thelluar njohuritë e mia në matematikë dhe shkenca. Unë nuk di shkollë tjetër në Shqipëri që ti krijojë këto kushte.

Në olimpiadat ndërkombëtare të matematikës jeni renditur në 3 vendet e para , ku në olimpiadën botërore morët medalje bronzi.Sipas jush cili është faktori i rëndësishëm për arritjen e këtij suksesi?

Mendoj se puna e vazhdueshme që kam bërë në vite, pasioni  dhe mundësitë që më janë krijuar në arsimim kanë qenë faktorët kryesorë në arritjen e këtyre rezultateve . Që i vogël kama pasur pranë mbështetjen e gjyshërvetë mi (mësues matematike).

Më pas në kolegj mu krijuan mundësitë për të thelluar dhe avancuar njohuritë e mia , duke marrë pjesë në të gjitha olimpiadat kombëtare dhe ndërkombëtare. Në rrugën time kam pasur fat që të kem pasur pranë njerëz që më kanë mbështetur ,që nga familja ime dhe më pas profesorët e mi . Edhe kolegji “Turgut Ozal “  ishte si një familje për mua, ku kam pasur fatin të kem pranë një profesor si Sabri Topsakal që jo vetëm e kam pasur mbështetje në matematike , por dhe në aspektin human si një njeri me shumë vlera .

Mendoj se sekreti i njen suksesi është pasioni , puna dhe shkollimi i duhur.

Cilat janë objektivat tuaja për të ardhmen ?

Objektivi kryesor është të përfundoj me sukses universitetin. Dua të bëhem dikush në profesionin tim për ti shërbyer vetes, familjes dhe vendit tim. Sigurisht që matematika dhe ekonomia dhe informatika më intrigojnë më shumë. Përpara kam një sfidë të bukur dhe të vështirë që dua ta kaloj me sukses.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix2 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix2 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix2 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar2 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix3 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix3 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix3 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske4 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix4 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook