Lidhu me ne

Mix

Gështenjat e pjekura – Përfitimet e pëdha në shëndet përtej shijes fantastike

Dalja në treg e gështenjave është një lajm i mirëpritur nga të gjithë.

Kjo ndodh jo vetëm për faktin se gështenjat janë të shijshme.

Ato janë të buta dhe të sjellin ndërmend atmosferën festive të darkave në familje.

Mënyrat më të mira për shijimin e gështenjave janë zierja ose pjekja.

Nutricionistët thonë se pjekja e gështenjave e bën më të thellë aromën e tyre karakteristike, më të mprehtë shijen por mbi të gjitha ruan vlerat fantastike të tyre.

Vlerat Për Shëndetin Të Gështenjave Të Pjekura

Sistemi Tretës

Gështenjat janë shumë të pasura me fibër.

Kjo e fundit është thelbësore për mbarëvajtjen e punëve në sistemin tretës.

Ajo gjithashtu ul kolesterolin dhe stabilizon nivelin e sheqerit në gjak.

Sipas të dhënave tue AgroWeb.org, një sasi  prej 85 gramësh gështenja të pjekura ofron 4 gramë fibër.

Gështenjat përmbajnë kryesisht fibër të patretshme e cila pastron zorrët nga mbetjet ushqimore.

Nivelet E Energjisë

Ndryshe nga arrorët e tjerë, gështenjat përmbajnë sasi të larta karbohidratesh.

Një sasi prej 85 gramësh gështenja të pjekura përmban 45 gramë karbohidrate.

Ato nevojiten për energjinë afatshkurtër dhe afatgjatë në organizëm dhe ndihmojnë funksionin e sistemit nervor.

Karbohidratet që përmbajnë gështenjat janë komplekse, që do të thotë se treten ngadalë dhe energjia që ofrojnë është e qëndrueshme.

Gështenjat E Pjekura Për Shëndetin E Trurit

Gështenjat përmbajnë vitaminat e kompleksit B që treten në yndyrë.

Ato ndihmojnë në prodhimin e rruazave të kuqe, për shpërbërjen e proteinave, përçimin e energjisë, shëndetin e lëkurës dhe funksionet e trurit.

Një sasi prej 85 gramë gështenja të pjekura gjeni 21 % të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B-6.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, e njëjta sasi ofron 15% folat, 14% thiaminë dhe 9% riboflavinë.

Një vakt i pasur me vitamina B mund të plotësohet shumë mirë me sallatë jeshile, mish pa yndyrë dhe gështenja të pjekura.

Mangani

Ky antioksidant i rëndësishëm lufton radikalet e lira që rrisin rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.

Mangani luan rol të rëndësishëm edhe në parandalimin e plakjes.

Një sasi prej 85 gramë gështenja të pjekura ofron 1 mikrogramë mangan.

Kjo sasi përbën 50% të dozës së rekomanduar ditore.

Nëse dëshironi një mëngjes të pasur me këtë mineral mund të konsumoni tërshërë me gështenja të pjekura.

Kockat

Një sasi prej 85 gramë gështenja të pjekura ofron 22 % të dozës së rekomanduar ditore të bakrit.

Ky mineral është i domosdoshëm për sistemin imunitar por edhe për kockat.

Ju mund t’i kombinoni gështenjat e pjekura me kumbullat e thata për një vakt të pasur me bakër. 

/AgroWeb.org

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

3 ushqimet më të mira që duhet t’i hani në mëngjes

Studime të shumta kanë konfirmuar se mëngjesi është me të vërtetë një vakt i rëndësishëm. Njerëzit që janë mësuar të...

Mix4 orë më herët

5 ëndrrat që i shohim të gjithë dhe kuptimi psikologjik i tyre

Ëndrrat janë një çështje komplekse për gjumin e secilit prej nesh. Disa besojnë se janë të hapura për interpretim profetikë,...

Mix4 orë më herët

Doni fëmijë të zgjuar? 8 mënyra për të stimuluar trurin e tyre

Sipas një studimi të ri  lojërat ‘video games’ çdo ditë mund të rrisin fuqinë e trurit të fëmijëve. Në një...

Mix4 orë më herët

Diabetikët, ushqimet më të mira për rënien nga pesha

Për njerëzit që vuajnë nga diabeti, mirëmbajtja e një peshe të shëndetshme është e një rëndësie të madhe. Pesha e...

Mix4 orë më herët

Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes dhe kujdesi që duhet të tregoni

Sigurisht, dita e të gjithëve nis me kafen e mëngjesit. Dikush e pi në shtëpi, dikush në kafene e dikush...

Mix10 orë më herët

Apple në krizë inovacioni, a do t’i ringjallë iPhone 17 shitjet?

Nëse flasim për Apple, duket sikur flasim për një kompani që është vazhdimisht në kërkim të arsyeve për të bërë...

Kioske10 orë më herët

950 mijë shqiptarë kanë zero lekë në banka

Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre...

Mix11 orë më herët

Mjaltë dhe limon për një tretje të mirë

Mjalti dhe limoni janë dy ushqime të shëndetshme natyrale, një kombinim që gjendet edhe në kultura të ndryshme për breza...

Mix11 orë më herët

10 THËNIE PËR JETËN DHE KINEMANË | Nga Alejandro Jodorowsky

“Një ditë, dikush më tregoi një gotë me ujë të mbushur përgjysmë dhe më pyeti: ‘A është gota gjysmë plot...

Mix11 orë më herët

Lamtumirë përgjithmonë Val Kilmer! Ndërron jetë papritur ylli i “Top Gun” dhe “Batman”

Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij në filma si “Top Gun” dhe “Batman Forever”, ka ndërruar jetë...

Facebook