Radar
“Ti je një hiç! Berisha ka ikur, por ti nuk vjen dot!”/ Ylli Rakipi përplaset ashpër me Endri Shabanin e “Nisma Thurje”
Endri Shabani i “Nisma Thurje” është “përplasur” ashpër me gazetarin Ylli Rakipi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.
Debati:
Shabani – Ama nuk kam asnjë kusur mbi supe!
Rakipi – Si mund të kesh kusure, kur nuk je askushi?
Shabani – Hapu rrugën të rinjve se ka gazetarë të rinj.
Rakipi – Le të vijnë, nuk e bëjnë dot! Unë të kam ftuar se thua të ikë Sali Berisha. Të kam thirrur të flasësh si politikan. Sa vota ke marrë?
Shabani – 11 mijë vota.
Rakipi – Asgjë nuk janë, ti je një hiç. Përse do vish për shqiptarët? Ti je këtu dhe nuk po thua asgjë.
Shabani – Për ta shpëtuar Shqipërinë nga ju.
Rakipi – Po ca lidhje kam unë?
Shabani – Sepse ti je pjesë e kësaj!
Rakipi – Çfarë përfaqëson ti?
Shabani – Përfaqësoj një brez që ka lindur dhe është rritur me ty në TV.
Rakipi – Berisha ka ikur, ti nuk vjen dot.
Shabani – Ty nuk të nderon që u thua njerëzve ti nuk vjen dot.
Rakipi – Sa vjet ke në politikë?
Shabani – Dy!
Rakipi – Sa votues ke?
Shabani – Janë 11 mijë njerëz që nuk të kanë dëgjuar ty.
Rakipi – Jam i sigurt që më kanë dëgjuar sepse unë matem me audiencë, ti matesh me vota. Mua më heq audienca, ndërsa ty vota!
Pse më gënjen mua, thua kam dy vjet në politikë? Ke qenë me Kreshnik Spahiun.
Shabani – Kur AK u bë parti nuk kam qenë anëtar. Kam mbështetur kauzat e tyre.