Sport
Cristiano Ronaldo investon 56.8 mln. për të blerë e mediat më të mëdha të Portugalisë
Cristiano Ronaldo synon të bëhet mbret i biznesit mediatik në vendin e tij, duke marrë përqindje në mediat më të rëndësishme portugeze.
Cristiano Ronaldo po zgjeron sërish aktivitetet e tij të biznesit. Përpos që është mbreti i futbollit, ai dëshiron të arrijë majat edhe në sektorë të tjerë.
Një lëvizje e re e yllit portugez vjen duke iu shtuar atyre ekzistuese. Sulmuesi i Al Nassr ka investuar në grupin e mediatik të vendit të tij dhe synon të bëhet… Silvio Berlusconi i Portugalisë.
Të enjten e kaluar (26/10) miku i besuar i Cristiano Ronaldos, Miguel Paizão, u takua me aksionerët e kompanisë dhe pas diskutimeve të tyre, u miratua shitja e një pjese të aksioneve te futbollisti, i cili është gati të paguajë 56.8 milionë euro.
Acionistas da Cofina aprovam venda do grupo, com publicações como Correio da Manhã, CMTV, Jornal Record, etc, a um grupo de investidores onde está Cristiano Ronaldo.
— Cabine Desportiva (@CabineSport) October 26, 2023
Negócio ronda os 56,8 milhões de euros. pic.twitter.com/H6wksd7cKr