Lidhu me ne

Mix

Për dashnorë të “përdhunimit”


Nga Aurel Plasari

Asnjë zell politik nuk ta lejon injorancën që mitin e lashtë të “Rrëmbimit të Europës” ta shformosh në “Përdhunim të Europës”, siç lexoj sot. “Il ratto di Europa”, pra “Rrëmbimi i Europës”, titullohet edhe tabloja e famshme, me atë subjekt, e bolonjezit Guido Reni (1575-1642). Kështu quhet miti përkatës edhe në kulturat e ndryshme: fr. “L’Enlèvement d’Europe”, gjerm.: “Die Vergewaltigung Europas”, sp.: “El rapto de Europa”, rus.: “Похищение Европы”. Etj. Nëse ndonjë amator të anglishtes e ka joshur emërtesa “The Rape of Europa”, i duhet rekomanduar të hapë fjalorët për të mësuar që në anglisht kuptimi i vjetër letrar i termit “rape” është pikërisht rrëmbim, grabitje.

Mitologjia e bën Europën një vajzë: të bijën e mbretit të fenikasve Agenor dhe të Telefasës. Duhej të ishte e bukur fort, përderisa hiret e saj qenë bërë shkak sherri mes dy visesh: “Azisë” dhe “visit përkundrejt”, që e donin sekush për vete. Mirëpo me vajzuken e quajtur Europë kishte rënë në dashuri vetë Zeusi. Një ditë, ndërsa ajo lozte me shoqet në një livadh në breg të detit, Zeusi i shndërruar në dem të bardhë erdhi dhe, duke u lazdruar, iu shtri te këmbët gjithë përkëdheli. Ndonëse në fillim me frikë, Europa më në fund mori zemër dhe, mbas joshjeve të demit të bardhë, i hipi në shpinë. Atëherë demi çau me vrik mes valëve të detit dhe, pa dashur t’ia dijë për britmat e vajzës së trembur, e shpuri atë në ishullin e Kretës. Atje Zeusi “u bashkua” me Europën, e cila i dha tre bij që do të bëheshin mbretër ose princër: Minosi i Kretës, Radamanti i ishujve Ciklade dhe Sarpedoni i Lukies. Jo vetëm kaq, por miti thotë që Zeusi thirri me emrin e saj pjesën më të madhe të “visit përkundrejt” Azisë për t’i dhënë emrin kësisoj kontinentit të cilin pak nga pak do ta quanin “Europë”.

Me kuptim gjeografik emri duket të jetë përdorur për së pari nga Hesiodi, në shek. VIII para e.s., për të shenjuar një pjesë të kontinentale të Gadishullit tonë, pjesën e tij perëndimore të njohur më vonë edhe me emrin Epir, – pak a shumë visi ku banojmë edhe ne sot, – në kundërvënie ndaj Peloponezit dhe ishujve të Detit Egje. Më shkurt e ka pas vënë re Konica: “Emri Europë në kohët klasike i vihej vetëm “Ballkanit”, dhe vetëm në Kohën e mesme ai u shtri në pjesën tjetër të kontinentit të bardhë”.

Miti i “Rrëmbimit të Europës” zbukuron prej shekujsh muret e qytetit të Pompeit dhe të shtëpive antike në Itali, Gali, Britani, Gjermani etj. Epokë pas epoke ai u bë motiv për piktorët: për një Perugino, një Rubens, një Tizian, një Tiepolo, një Tintoretto, një Veronese, një Rembrandt, një Boucher, një Carracci, një Bellano, një Lorraine, një Guido Reni, një Merten de Vos e kështu deri në kohën tonë, për ta “përdhunuar” do gazetarë në Tiranë.

Marrë nga Facebook-u i Aurel Plasarit

MË TEPËR

Radar16 minuta më herët

Donald Trump, Ukraina do mposhtet shumë shpejt. Unë po e shpëtoj

Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë një intervistë së fundmi për “The Atlantic” me gazetarin Jeffrey Goldberg që nxori në...

Kryesore29 minuta më herët

Lobimi 6 milionë dollarë, Lulzim Basha: PD do të ishte në pushtet nëse Berisha s’do e përdorte partinë për hallet e tij

Lulzim Basha Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me kontratën e lobimit 6...

Mix41 minuta më herët

Makaronat dhe rënia nga pesha – ndihmojnë apo përkeqësojnë procesin?

Hapi i parë që marrin njerëzit që duan të humbasin kilogramët e tepërt, është kufizimi apo heqja dorë nga karbohidratet,...

Mix42 minuta më herët

Përse jodi është shumë i rëndësishëm për funksionin e tiroides?

Esencial për tiroiden, jodi është një element i pranishëm në trupin tonë dhe i përthithshëm nga ushqime të ndryshme, të...

Kryesore3 orë më herët

Rama përmend kontratën e lobimit të PD: Luli thoshte 7×7= 42, tani doli dhe bufi me 7×7= 6 milionë!

Kryeministri Edi Rama e ka atakuar Partinë Demokratike gjatë një takimi elektoral në Roskovec, duke ironizuar kontratën e tyre të...

Radar3 orë më herët

“Amerika s’të fal për raste lobimi, Berisha do hetohet” – Parashikimi i Nik Spahiut

Kreshnik Spahiu tha mbrëmjen e sotme se SHBA-ja nuk të fal për raste lobimi. I ftuar në “Studio Live” në Report...

Temporal3 orë më herët

A janë këto zgjedhjet e para ku televizioni është në koma?

Nga pushtet i katërt në limon të shtrydhur Nga Lutfi Dervishi Zgjedhjet e 11 Majit nuk janë vetëm prova e...

Radar19 orë më herët

Tom Doshi, i prerë: Vetëm me Sali Berishën nuk bashkëpunoj pas 11 majit

Kreu i PSD-së, Tom Doshi, ka deklaruar për CNA se personi i vetëm me të cilin nuk do të bashkëpunojë...

Mix20 orë më herët

Ushqimet e pasura me kalcium për kocka dhe shëndet të fortë

Ju tashmë e dini se duhet të konsumoni ushqime të pasura me kalcium për shëndetin e kockave, por kjo lëndë...

Mix20 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që japin shumë në një lidhje, por s’marrin asgjë

Të krijosh një marrëdhënie është e lehtë, por ta mbash atë të shëndetshme në mënyrë që të mos përfundojë është...

Facebook