Radar
Malltezi denoncoi i pari mega-aferën e inceneratorëve, Rama nuk ia fali kurrë
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Indrit Hoxha ka reaguar në lidhje me pas ndalimin e Jamarbër Malltezit mbrëmjen e djeshme në Rinas teksa priste bashkëshorten.
Hoxha shprehte se Malltezi ishte i pari që denoncoi mega-aferën e inceneratorëve, ndaj Edi Rama nuk ja fali kurrë.
“Edi Rama nuk ia fali kurrë Abi Malltezit denoncimin i pari për çështjen e inceneratoreve 7 vite më përpara.
Hakmarrje e pastër politike e Edi Ramës.
Fatkeqësisht kemi pasur iluzionin që kemi qenë në një sistem demokratik, por jemi rikthyer sërish në diktaturë, arrestimet politike janë kambanë alarmi shumë e fortë për çdo qytetar shqiptar, koha për të përmbysur këtë regjim me përballje.
Cilido që mendon që ky regjim ndryshohet me votë, ka iluzion,” shkruan Hoxha.