Lidhu me ne

Mix

Cindy Marina mes gazetarisë, sportit dhe televizionit/ Rrëfimi i modeles shqiptare për mediat italiane

Jeta e Cindy Marinës mes gazetarisë, sportit dhe televizionit/

Cindy Marina është një nga personazhet e botës së showbizz-it më të pëlqyera dhe më të komentuara.

Ajo është bërë shumë e njohur jo vetëm si modele, por edhe si gazetare sporti apo volejbolliste.

Cindy Marina, e lindur në vitin 1998, është prezantuese e “Oversport TV’ për ndeshjet e Serisë A. Ajo njihet edhe për pjesëmarrjen e saj në kompeticionin e bukurisë, Miss Universe.

Modelja është e njohur jo vetëm për publikun shqiptar, por edhe atë italian.

Ajo ka rrëfyer për mediat italiane se e ka dhuruar gjithnjë Italinë.

“E kam dashur Italinë që e vogël. Të afërmit e mi jetonin në vendin tuaj dhe unë kaloja pothuajse çdo verë me ta. Më pëlqen ushqimi italian, arkitektura dhe historia pas qosheve të çdo qyteti. Njerëzit janë të sjellshëm, të pasionuar dhe duan të shijojnë jetën”,- ka thënë ajo në një intervistë për mediat italiane.

Gjatë intervistës Cindy ka folur për tri profesionet në jetën e saj, si gazetare sportive, modele dhe volejbolliste.

Lexoni më poshtë intervistën e Cindy Marinës.

Çfarë ju pëlqen më shumë përveç punës?

Është emocionuese të jesh vetëm disa hapa larg nga fusha dhe të ndiesh energjinë e tifozëve. Në të ardhmen do të doja të isha pjesë e një rrjeti të madh me kohë të plotë në Itali apo SHBA. Tashmë kam pasur mundësinë të bashkëpunoj me kohë të pjesshme me Milan Channel dhe me CBS Sports, një nga rrjetet televizive më të rëndësishme në Amerikë, ishte një mundësi e shkëlqyer për karrierën time.

Jeta e Cindy Marinës mes gazetarisë, sportit dhe televizionit/

Ëndrra juaj përtej sportit?

Dalja në skenë në Sanremo pranë Amadeus. Festivalin e kam ndjekur gjithmonë që e vogël. Do të ishte e mrekullueshme të zbrisja shkallët e teatrit Ariston.

Si përgatiteni për ndeshjet?

Që kur është përcaktuar kalendari, kam studiuar skuadrat që do të më duhet të ndjek “live”, duke qëndruar e përditësuar për zhvillimet e përditshme. Fundjavat i dedikohen gjithmonë shikimit të ndeshjeve. Natyrisht është traditë të lexosh “Gazzetta dello Sport” për çdo informacion të minutës së fundit.

Sa kohë shpenzoni duke u kujdesur për trupin tuaj gjatë javës?

Më pëlqen të bëj një jetë aktive dhe të shëndetshme. Kjo është arsyeja pse unë përpiqem të stërvitem të paktën tri herë në javë. Pjesa e ngritjes së peshave është e dobishme sepse zbuloj se trupi im ndihet më mirë kur muskujt e mi janë të tonifikuar. Më pëlqen edhe të kërcej, ndonjëherë shkoj në mësime kërcimi me miqtë e mi. Kohët e fundit kam filluar të luaj edhe padel, më duket një sport vërtet argëtues.

Jeta e Cindy Marinës mes gazetarisë, sportit dhe televizionit/

A praktikoni pilates apo joga?

Unë i kam provuar të dyja, por aktualisht nuk kam se si ta ndjek këtë rrugë. Megjithatë, ato kanë përdorimet e tyre. Në fakt të detyrojnë të lidhësh mendjen dhe trupin gjatë lëvizjeve. Pra, në përgjithësi, ata i forcojnë të dyja.

A ka luajtur volejbolli një rol të rëndësishëm në jetën tuaj?

Që e vogël kam luajtur shumë sporte, përfshirë futbollin. Nëna ime ishte një volejbolliste profesioniste në Itali dhe Shqipëri dhe më inkurajoi ta provoja. Isha 10 vjeçe dhe ishte dashuri me shikim të parë. U stërvita fort. Qëllimi ishte të fitoja një bursë në universitet dhe të luaja në një nivel profesional.

Jeta e Cindy Marinës mes gazetarisë, sportit dhe televizionit/

Dhe si shkoi?

U futa në Universitetin “Duke”, ku luajta dhe studiova në vitin e parë akademik. Më pas u transferova në Universitetin e Kalifornisë Jugore për të vazhduar karrierën time në volejboll dhe për të përfunduar studimet në “Marrëdhënie Ndërkombëtare, Çështje Globale.

Cili ishte roli yt në fushë?

Unë kam qenë seter. Gjithmonë më ka pëlqyer ai pozicion sepse loja e skuadrës kalonte nga duart e mia. Nuk është vetëm fiziku që duhet në rolin tim, por edhe strategjia. Ju jeni drejtorët e skuadrës, pak si në futboll për një mesfushor që luan në treçerekun e fushës.

Çfarë ju ka mësuar volejbolli?

Ai më mësoi të jem elastike në të gjitha situatat dhe të kërkoj gjithmonë një zgjidhje për problemet. Gjërat nuk shkojnë gjithmonë sipas dëshirës sonë. Skuadrat e afta për të kapërcyer vështirësitë janë ato që në fund fitojnë. Ky koncept është edhe baza e përditshmërisë sime.

Çfarë rezultatesh keni arritur në karrierën tuaj?

Në shkollën e mesme, unë u zgjodha si një nga 5 lojtaret më të mira në Amerikë për grupmoshën time dhe u nominova për një nga çmimet më prestigjioze që një atlet i shkollës së mesme mund të fitojë, “Gatorade Lojtari i Vitit”. Në Universitetin e Kalifornisë Jugore e drejtova ekipin tim në një përfundim “elita 8” në Kampionatin Kombëtar. Në moshën 17-vjeçare pata nderin të luaja me kombëtaren shqiptare të volejbollit dhe u bëra kapitenia më e re në histori.

Jeta e Cindy Marinës mes gazetarisë, sportit dhe televizionit/

Kur ndryshoi jeta juaj?

Kam luajtur volejboll për 12 vjet. U diplomova gjatë pandemisë kur edhe sporti u ndal plotësisht. Në atë kohë më ofruan punën që bëj tani, prezantuese e Serisë A italiane në një kanal sportiv shqiptar. Nuk do të kisha mundur kurrë të jepja 100% edhe si gazetare edhe si sportiste. Kështu që vendosa të hap një kapitull të ri në jetën time. Ishte jashtëzakonisht e vështirë sepse të qenit sportiste ishte identiteti im.

Ku ka më shumë presion, në një ndeshje volejbolli, në konkursin e Miss Universe apo të shikosh një ndeshje “live”?

E njëjta pyetje më është bërë në skenën e Miss Universe, kur u zgjodha mes 20 konkurrenteve më të mira. Në secilin nga tri rastet ka një sfidë për t’u përballur. Nuk mund të them se një ndeshje volejbolli është “e vështirë”, sepse nga këndvështrimi im ka qenë gjithmonë e natyrshme të jesh në fushë.

Jeta e Cindy Marinës mes gazetarisë, sportit dhe televizionit/

Miss Universe?

Konkursi i bukurisë ishte një përvojë unike. Ishte një nder të përfaqësoja vendin tim. Ndjeva shumë presion për faktin se miliona njerëz po më shikonin nga e gjithë bota. Doja shumë t’i jepja Shqipërisë imazhin më të mirë të mundshëm. Dalja në vend të 11 ishte një rezultat historik.

Dhe në fund televizioni…

Televizioni ishte një risi që më lejoi të ndiqja nga afër sportin. Në të gjitha këto përvoja kam mësuar se përgatitja e kujdesshme është baza e suksesit. Kur vjen koha për të kaluar “live”, përpiqem të mos shqetësohem për asgjë dhe thjesht të shijoj momentin.

MË TEPËR

Kioske13 orë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske13 orë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar13 orë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix13 orë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix14 orë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar14 orë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix14 orë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Kioske14 orë më herët

Tre vjet luftë dhe sanksione, ekonomia ruse mbetet e qëndrueshme dhe madje me rritje

Në një punim të përmbledhur për llogari të Institutit të Stokholmit për Paqen, Julian Cooper, vë në dukje se në tre vjet...

Aktualitet14 orë më herët

Analisti: Nëse Rama lë pushtetin për Presidencën, do të kemi një kryeministre femër

Edi Rama Analisti Ben Andoni thotë që synimi i Ramës në të ardhmen mund të jetë një Republikë Presidenciale, ku...

Kryesore14 orë më herët

“Voto 5!”/ Rama shpërndan foton e Chris LaCivita: Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër!

Edi Rama dhe Chris LaCivita Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një foto të Chris LaCivita, strategut amerikan që...

Facebook