Radar
Elona Caslli: Çdo shqiptar i ndershëm është një shqiponjë e kryqëzuar
Thuhet se nëse do të kuptosh një shoqëri të caktuar, duhet të vëzhgosh me kujdes mënyrën si kjo shoqëri trajton fëmijët, të moshuarit dhe kafshët.
Shqiponja e kryqëzuar për së gjalli në Përmet, tregon një aspekt të shoqërisë shqiptare që ne refuzojmë ta shohim.
Kryqëzimi i shqiponjës ndodh në çdo zyrë apo institucion shtetëror në Shqipëri. Çdo nënpunës i ndershëm kryqëzohet njëjtë si shqiponja në Përmet dhe e përditshmja e tij kullon gjak dhe lot njëjtë si shqiponja në Përmet, derisa vjen çasti që bën gati valixhet dhe vendos të arratiset për të mjekuar në Evropë plagët e shkaktuara në atdhe.
Post Scriptum- Çdo shqiptar i ndershëm është një shqiponjë e kryqëzuar.
Elona Caslli