Radar
U dhunua dhe u grabit nga 2 persona, 81-vjeçarja nga Divjaka rrëfen tmerrin: Njërin e kafshova dhe më lëshoi
Kaleme Dardha 81-vjeçe nga fshati Shenepremte i Divjakës ka rrëfyer për mediat tmerrin e kaluar tre ditë më parë, kur dy persona hynë në banesën e saj, e dhunuan dhe i morën bizhuteri floriri.
“Hajdutët ishin me kapuç. Më goditën nga pas. Më mori vathët dhe unazën.Pastaj ai më futi gishtat në gojë dhe unë e shtrëngova edhe pse nuk i kisha dhëmbët, në atë moment ai më lëshoi. Por gjaku im rridhte rrëke, nuk ndjeja asnjë dhimbje. Kur më lëshoi, doli jashtë” ka rëfyer e moshuara 81-vjeçe.
Policia ka arrestuar dy autorët Adrian Balla e Gentian Keçi.