Sport
Kanë 20 vite së bashku por partnerja e Zlatan Ibrahimović refuzon të martohet me futbollistin!
Zlatan Ibrahimović dhe Helena Seger janë në një lidhje prej më shumë se dy dekadash dhe kanë bashkë dy djem. Futbollisti i njohur ka folur për martesën në një intervistë të fundit. Prezantuesi Piers Morgan e pyeti pse ai nuk i kërkoi kurrë partneres të martohej me të.
“E pyeta. Ajo tha ‘jo’,-tha ai, gjë që e habiti Morganin. Ibrahimovic shtoi se ajo është një grua e fortë. Ai i propozoi asaj disa vite më parë. “I thashë që ti e meriton të martohesh me mua dhe ajo tha: “Nuk kam nevojë të martohem që të jem me ty”. Më pas ai përmendi se sa e lezetshme ishte përgjigja e saj dhe se ajo meritonte më shumë respekt.
Morgan e pyeti përsëri: “A do të vazhdoni të përpiqeni?” dhe futbollisti ia kthehu: “Jo. Ajo kishte një shans. Ajo nuk do të ketë një tjetër. Ajo ka dy djem me mua dhe kjo është shumë më e rëndësishme se martesa”,-tha ai. Helena më parë tha se martesa do të prishte ndjenjën e saj të lirisë. “Nuk dua të etiketohem vetëm si gruaja e një futbollisti apo fituese e konkursit të bukurisë”,-shtoi ajo.