Lidhu me ne

Radar

“Nëse nisim luftë të re me Armeninë, faji është i Francës”

Aliyev: Ermeni güçleri silah bırakırsa operasyon... | Rudaw.net

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, e sheh mbështetjen ushtarake që Franca i ka ofruar Armenisë si një vendim që mund të bëhet shkak për hapjen e një konflikti të ri në Kaukazin Jugor.

Deklarata vjen pak ditë pasi vetë Aliyev u tërhoq nga një takim i ndërmjetësuar nga BE me kryeministrin armen, duke pretenduar se Brukseli po i del në krah Armenisë.

Aliyev kritikon qasjen e BE-së – dhe veçanërisht pozicionin e Francës.

Në një bisedë telefonike që ai ka pasur me kreun e  Këshillit Evropian, Charles Michel, Aliyev e ka bërë të qartë qëndrimin e Azerbajxhanit duke theksuar se “për shkak të qasjes së njohur të Francës, Azerbajxhani nuk mori pjesë në takimin në Granada“.

Aliev ka theksuar se ofrimi i armëve nga Franca për Armeninë ishte një qasje që nuk i shërbente paqes, por synonte të frynte një konflikt të ri dhe nëse ndodh ndonjë konflikt i ri në rajon, Franca do të ishte përgjegjëse për shkaktimin e tij, raporton Reuters.

Franca ka rënë dakord për kontratat e ardhshme me Armeninë për ta furnizuar atë me pajisje ushtarake për të ndihmuar në sigurimin e mbrojtjes së saj, tha Ministrja e Jashtme Catherine Colonna më 3 tetor gjatë një vizite në Jerevan.

Ajo nuk pranoi të shtjellonte se çfarë lloj ndihme ushtarake ishte parashikuar për Armeninë sipas kontratave të ardhshme të furnizimit. Presidenti francez Emmanuel Macron qortoi Azerbajxhanin, duke thënë se Baku duket ka një problem me të drejtën ndërkombëtare.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore3 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet3 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske3 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar3 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix3 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix3 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar3 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike4 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix4 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook