Radar
Debati i kullave brenda opozitës, Çani merr në mbrojtje Bashën: Kishte pasuri marramendëse që para se të hynte në politikë
Gazetari Arjan Çani duke komentuar zënkat e ndodhura mes Bardhit dhe Bashës, deklaroi se ky i fundit ka patur pasuri shumë të madhe përpara se të hynte në politikë dhe nuk u pasurua nga politika.
Në një intervistë për emisionin ‘Now’ në ‘Euronews Albania’, ai tha se fakti që Basha ka blerë dy kate në një kullë në Tiranë dhe ato i ka në emrin e vet, tregon se nuk ka frikë t’i deklarojë pasuritë.
“Unë jam mbi palë, skam asnjë interes, ky njeri kur ka bërë deklaratën e pasurisë, pasuria e tij është shumë e madhe, 1 mln euro të deklaruara në 2005. Këto para një qytetar mund t’i investojë, pyetja ime është: ka shkelur ndonjë ligj ky që ka marrë këto ambiente me qira. Puna është që këta që sot duan të rrëzojnë Lul Bashën duan të japin më shumë informacion. Po pse ju kujtoni se vetëm Basha ka dy kate, madje nëse i ka në emrin e vet kjo është më e ndershme se i ka të deklaruara pasuritë”, tha Çani.