Kryesore
Kryeministër, shko tregoji Familjes Jashari që Kosova është tokë e askujt !
Alizoti shpërthen kundër Ramës: Shko tregoi familjes Jasharaj që Kosova është tokë e askujt
Deputeti demokrat Tomor Alizoti gjatë seancës së sotme në Kuvend, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve më të fundit të kryeministrit Rama. Ai i drejtohet kreut të qeverisë, që t’i tregojë familjes Jasharaj që Kosova është tokë e askujt, të cilët vdiqën për këtë tokë.
Ai shprehet gjithashtu se Serbia është pushtuesi që ka vrarë më së shumti shqiptarë nga të gjithë pushtuesit.
“Kryeministër, shko tregoi Familjes Jasharaj që Kosova është tokë e askujt, që vdiqën për ketë tokë, shko thuaji Arbenitës vajzës së policit të vrarë që pret të martohet e të bëjë familje pa babin e saj thuaji asaj që Kosova është tokë e askujt!
A e dini që Serbia është pushtuesi që ka vrarë më së shumti shqiptarë nga të gjithë pushtuesit. Ju popull i dashur i Kosovës që keni qenë zemra e popullit shqiptar, fatkeqësisht sot kur flitet për fatin tuaj deputeti shqiptar s’është këtu sepse po drekon diku jashtë Kuvendit të Shqipërisë!”, tha Alizoti.