Radar
‘Dosja McGonigal’/ Klodiana Lala: Po të hetohet e plotë, SPAK shkon te Edi Rama
Gazetarja Klodiana Lala në një intervistë për mediat ka dhënë informacion në lidhje me veprimet e SPAK për çështjen e Mc Gonigal.
Në një intervistë për Syri Tv, Lala ka thënë se SPAK e ka nisur hetimin e thelluar dhe të plotë deri aty sa të arrijë dhe të Kryeministri Edi Rama.
Nga ana tjetër gazetarja tha se për këtë çështje politika ndjen frikë nga prokurorët e drejtësisë dhe i ruhet një zbulimi që mund të çoj në pasoja të thella për zyrtarët.
“Ka shumë ngjarje të nëndheshme në SPAK që politika i trembet. Kemi dosjen McGonigal që zoti Dumani refuzoi të fliste sepse edhe Amerika atje e ka mbyllur të gjithë gjykimin por po të ketë një hetim të plotë aty mund të shkojë.” deri te zoti Rama.-u shpreh Lala.