Kryesore
Asnjë akuzë për Serbinë. Sulmi nga një “grup kriminal”
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp përmes së cilës ka dhënë mendimet e veta për zhvillimet e fundit në Kosovë. Fjala e tij meriton thuajse aspak vëmendje, sepse është asgjë më shumë sesa vazhda e një ligjërimi që nuk jep më ndonjë të re.
I vetmi fakt publik me vlerë politike është se z. Rama e cilësoi sulmin e fundit si sulm të një grupi kriminal, pa bërë asnjë lidhje direkte me Serbinë zyrtare. Mandej ai kërkoi nga BE që të dënojë sulmin dhe se sipas tij hetimet nuk mund të provojnë ndonjë gjë të re, veçse sulmin e bëri një grup i armatosur serbësh.
Në fakt dhe në të vërtetë, sulmin e organizoi, sponsorizoi dhe vuri në veprim Beogradi zyrtar që nëse sheh arsenalin e kapur ishte përgatitur për një skenar të gjerë destabilizimi, por që i mbeti në dorë sepse vrasja e policit të Kosovës përshpejtoi konfrontimin që duhet të vinte si pasojë e inksenimit të barrikadimit dhe tensioneve të zakonshme.
Për këtë arsye, qëndrimi i Shqipërisë dhe i z. Rama personalisht nuk ka më asnjë vlerë, veç asaj satatistikore.