Mix
Miley Cyrus bëhet brune për herë të parë pas 10 vitesh
Miley Cyrus është kthyer në rrënjët e saj.
Ish-ylli i “Hannah Montana”, e cila u bë e famshme me look-un brun si adoleshente, i është rikthyer ngjyrës natyrale të flokëve.
Këngëtarja publikoi disa foto në Instagramin e saj duke treguar se ishte rikthyer te ngjyra kafe e errët, ndërsa përgëzoi stilistin Sabato De Sarno për koleksionin e tij për Gucci.
Këngëtarja e “Used to Be Young” ka eksperimentuar me disa modele flokësh të guximshme me kalimin e viteve, nga pixie platinum te i famshmi mullet.
Dhjetorin e kaluar, ajo zbuloi se kumbara e saj, Dolly Parton, ishte një nga arsyet që ajo kishte qëndruar bionde për kaq gjatë.