Lidhu me ne

Kryesore

Zgjidhja nuk është bashkimi i opozitës, por çlirimi i saj nga Sali Berisha

Erl Kodra

Kur Sali Berisha u sanksionua më 19 Maj 2021 nga Departamenti i Shtetit si person non-grata, automatikisht Partia Demokratike ka humbur minimalisht rreth 20 % të elektoratit. Po flas me përqindje, pavarësisht se humbja mund të ketë qenë më e madhe, por më e pakta, 20 % e votuesëve të PD nuk do të pranonin më tej të votojnë një parti ku ish-kryetari i saj është sanksionuar nga aleati strategjik dhe mbrojtësi më i madh i lirisë dhe pavarësisë së shqiptarëve në botë,

Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kësisoj, e vetmja zgjidhje ishte ajo që ndodhi në fakt – largimi i barrës së rëndë Sali Berisha nga grupi i saj parlamentar. Tek e fundit, asnjë borxh nuk i kishte Partia Demokratike Sali Berishës, përkundrazi, ai ishte dhe është në borxh të thellë me demokratët dhe votuesit e djathtë. E djathta shqiptare nuk mund të vihet në rrjesht njësoj siç vihet e majta, ata nuk mund të imitojnë të majtën përmes asnjë kulti; përfshirë edhe kultin e Sali Berishës.

Të djathtët përfshijnë një spektër të gjerë individualitetesh, ngjyrimesh dhe rrymash, duke filluar me të përndjekurit politik; antikomunistë, zogistë dhe ballistë, deri tek të djathtët centristë dhe e djathta liberale.

Ky spektër kaq i gjerë individualitetesh nuk mund të futet në rrjesht pas një njeriu, për më tepër pasi ai është shpallur person non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bojkotuar totalisht nga i gjithë përëndimi.Ajo çfarë ndodhi më pas është faqja jonë e zezë, më e zeza në 32 vitet e fundit. Ata që nuk e shohin, ose më keq nuk duan ta shohin kështu, janë fajtorët e vërtetë. Sali Berisha e ha bukën e vet, në shpi të vet, për hesap të vet. Dhe ne nuk kemi asnjë arsye të jetojmë jetën për të votuar Sali Berishën. Ne nuk jemi robërit e tij, as dishepujt e tij, as mburoja e tij.

Demokratët dhe votuesit e Partisë Demokratike janë shumë më tepër se Sali Berisha, Lulzim Basha dhe gjithë lidershipi i saj i këtyre 32 viteve të marrë së bashku. Partia Demokratike duhet të jetë një ide përbashkuese individualitetesh të spektrit të djathë, një alternativë qeverisëse, një kompromis. Por kompromisi vdes nëse shkohet pas një individi, kushdo qoftë ai.

Është e provuar më herët nga shumë vende dhe popuj; se nuk ka gënjeshtër më të madhe se sa parulla “kur themi Lenini, nënkuptojmë partia”.Një valë e paturshme fyerjesh dhe bullizmi shpërtheu si ujrat e zeza mes demokratësh; dhe kjo nuk është për t’u krenuar askush. Më e keqja, asnjëherë nuk pranuan të dëgjojnë minimumin e logjikës se kështu po e shkatërrojmë çdo mundësi bashkëjetese, dhe se zgjidhja e vetme ishte ndarja nga Sali Berisha.

Nëse ai nuk largohej, demokratët duhej të largoheshin prej tij. Ishte (dhe është) iracionale të shkosh me këmbët e tua drejt humnerës. Për fat të keq, shumica e demokratëve (për njëmijë e një arsye që nuk janë objekt i këtij shkrimi) shkuan pas Sali Berishës. Dhe ai na udhëhoqi drejt humnerës, sepse ai atë rrugë ka marrë.Tani Partia Demokratike ka prekur fundin. Më poshtë nuk ka, sepse më poshtë është vetëm vdekja. Partia i ngjanë një të sëmuri rëndë që mjekohet me broçkullat e Foltores. Njësoj siç dikur plakat mjekonin me nuska, ose siç disa mashtrues “mjekojnë” kancerin. Fajtorët janë jo vetëm ata që i shkojnë pas Sali Berishës, por edhe ata që predikojnë bashkimin në emër të opozitarizmit.Ashtu siç kanë shkuar punët ka vetëm një zgjidhje; çlirimi i opozitarizmit nga Sali Berisha.

Vetëm kështu mund të kuptohet se ekzistojnë të gjitha arsyet për bashkim apo bashkëpunim, pa pengesa, pa ngërçe, pa sharje, fyerje dhe bullizma. Vetëm kështu mund të ndërtohet një spektër i gjerë opozitar dhe plural. Lufta e ndyrë civile brenda të djathtës duhet mbyllur sot. Përndryshe, t’i qajmë zgjedhjet e vitit 2025. Me Sali Berishën – Edi Rama gjithmonë është i fituar.Tani t’i shkosh pas Sali Berishës është njësoj si të votosh Edi Ramën. Zoti ua ndriçoftë mendjen shqiptarëve.

May be an image of 2 people

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk, i ka bërë thirrje publikut që të ndalojë së dhuruari për ‘enciklopedinë’ e internetit Wikipedia, duke e akuzuar...

Mix1 ditë më herët

Si e dekoroi Kendall Jenner shtëpinë për Krishtlindje

Dashuria e Kendall Jenner për Krishtlindjen vjen nga nëna e saj Kris Jenner. “I jap shumë meritë nënës sime për...

Radar1 ditë më herët

“Na duhet aleancë kundër krimit, korrupsionit, drogës dhe mafias. Në Itali nuk e bëri veç drejtësia”

Dom Gjergj Meta “Duhet të bëjmë një aleancë qytetare kundër krimit, korrupsionit dhe mafies”. Kështu u shpreh Dom Gjergj Meta,...

Radar1 ditë më herët

Ekonomia po rritet pa konsum

Në 3-mujorine e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 0.8...

Mix1 ditë më herët

VIDEO: Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje

Donald Trump priti Krishtlindjet në pronën e tij në Mar -a – Lago ku mblodhi familjen e madhe. Show-n e...

Mix2 ditë më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix2 ditë më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix2 ditë më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix2 ditë më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar2 ditë më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Facebook