Radar
Çështja McGonigal/ Berisha: Mediat lëpirëse të Ramës mashtrojnë shqiptarët
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar lidhur me lidhur me pasqyrimin që kanë pasur media të ndryshme në vend për skandalin McGonigal.
Berisha thotë se mediat lëpirëse të Ramës që përjetuan poshtërimin e tij botëror në udhëtimin e tyre me të në OKB, përpiqen t’i lëpihen Ramës dhe në një krim të shëmtuar moral, të mashtrojnë shqiptarët.
Sipas tij konkretisht njëri prej lëpirësve kronik të Ymer Çorapja kalon në mashtrime banale dhe shkruan se: “McGonigal, sikurse raportoi drejtësia amerikane, ka pranuar vetëm një akuzë, atë se ka marrë 225 mijë dollarë pa i deklaruar.
Por lideri historic I PD-së thotë se Zëri i Amerikës, organ zyrtar i qeverisë së SHBA informon se: “Zoti McGonigal pranoi të gjithë akuzat që kishin të bënin me Shqipërinë, përfshirë kontaktet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe këshilltarin jozyrtar të kryeministrit, Dorian Duçka.”
Postimi i plotë:
Zëri i Amerikës përgënjeshtron mediat lëpirëse të Ramës!
Të dashur miq, në një kohë kur mediat më të mëdha të botës dhe ato në Shqipëri kanë lakuar dje dhe pardje qindra e qindra herë emrin e Edi Ramës si bashkëfajtor me McGonigal, mediat lëpirëse të Ramës që përjetuan poshtërimin e tij botëror në udhëtimin e tyre me të në OKB, përpiqen t’i lëpihen Ramës dhe në një krim të shëmtuar moral, të mashtrojnë shqiptarët.
Kështu njëri prej lëpirësve kronik të Ymer Çorapja kalon në mashtrime banale dhe shkruan se: “McGonigal, sikurse raportoi drejtësia amerikane, ka pranuar vetëm një akuzë, atë se ka marrë 225 mijë dollarë pa i deklaruar.” Ndërkohë Zëri i Amerikës, organ zyrtar i qeverisë së SHBA informon se: “Zoti McGonigal pranoi të gjithë akuzat që kishin të bënin me Shqipërinë, përfshirë kontaktet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe këshilltarin jozyrtar të kryeministrit, Dorian Duçka.” Dhe se: “Çdo pikë e aktpadisë përmban disa akuza.”
Ky njoftim i radios zyrtare të qeverisë së SHBA dëshmon përfundimisht se Edi Rama, Dorian Duçka, Agron Neza janë bashkëfajtorë në disa vepra penale me McGonigal dhe do të ndajnë para drejtësisë amerikane fatin e tij të merituar. #sb