Lidhu me ne

Mix

A ju shëndosh rrushi? Njihuni me përfitimet shëndetësore prej tij

rushi 1280x720

Rrushi është një nga frutat më të ëmbla të stinës së vjeshtës, i shijshëm dhe i pasur me veti ushqyese. Kokrrat e tij janë një koncentrat mineralesh dhe sigurojnë hekur, kalcium, magnez, kalium, zink dhe bakër.

Ato janë të pasura me vitamina të grupit B, si vitamina B1, B2, B3 dhe B6, të cilat luftojnë lodhjen psikofizike dhe për të përballuar me më shumë energji kalimin nga muajt e nxehtë në të ftohtë. Por duhet të bëni kujdes me sasitë.

A ju shëndosh rrushi? Ja si është e vërteta

Rrushi është një nga frutat më të ëmbël. Ai përmban sasi të larta të sheqernave të thjeshta të përthithura shpejt, të cilët, të konsumuar me tepricë, favorizojnë një prodhim të ekzagjeruar të insulinës, një hormon që stimulon urinë dhe favorizon grumbullimin e kilogramëve dhe shfaqjen e diabetit të tipit 2.

Këshilla është ta konsumoni me moderim: 100 gramë rrush japin rreth 60 kalori .

Idealja është ta kombinoni në tavolinë me fibrat e perimeve të stinës të cilat ngadalësojnë përthithjen e sheqernave, me proteina (mish, peshk, vezë ose bishtajore) dhe yndyrna të mira si ato të pranishme në vajin e ullirit ekstra të virgjër dhe frutat e thata, arra, bajame etj.) të cilat rrisin efektin e tij ngopës.

Shfryn dhe pastron

Ky frut ka një veprim të mirë detoksifikues. Përqendrimi i lartë i kaliumit stimulon diurezën dhe favorizon eliminimin e stagnimit, përgjegjës për mbajtjen e ujit dhe fryrjen. Ky frut është gjithashtu i pasur me fibra. Favorizon shëndetin dhe rregullsinë e zorrëve dhe ju ndihmon të qëndroni në formë.

Lufton kolesterolin e lartë

Ky frut është një burim i mirë i vitaminës C, magnezit dhe kuercetinës, aleatë të funksionimit korrekt të qarkullimit të gjakut. Kundërshton formimin e kolesterolit “të keq” LDL në favor të kolesterolit “të mirë” HDL.

Parandalon plakjen

Rrushi është i pasur me polifenole me veprim antioksidues si resveratroli. Kundërvepron ndaj radikaleve të dëmshme të lira dhe mbron nga stresi oksidativ, përgjegjës për plakjen.

Ky frut është gjithashtu një burim i mirë i vitaminave miqësore ndaj lëkurës. Ofron vitaminë A, e çmuar për tonicitetin e indeve.

Ai gjithashtu siguron vitaminë C e cila nxit prodhimin e kolagjenit, një proteinë që e mban lëkurën elastike dhe kundërvepron me kushtet inflamatore të lëkurës, përgjegjëse për shumë çrregullime, përfshirë celulitin.

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

3 ushqimet më të mira që duhet t’i hani në mëngjes

Studime të shumta kanë konfirmuar se mëngjesi është me të vërtetë një vakt i rëndësishëm. Njerëzit që janë mësuar të...

Mix3 orë më herët

5 ëndrrat që i shohim të gjithë dhe kuptimi psikologjik i tyre

Ëndrrat janë një çështje komplekse për gjumin e secilit prej nesh. Disa besojnë se janë të hapura për interpretim profetikë,...

Mix3 orë më herët

Doni fëmijë të zgjuar? 8 mënyra për të stimuluar trurin e tyre

Sipas një studimi të ri  lojërat ‘video games’ çdo ditë mund të rrisin fuqinë e trurit të fëmijëve. Në një...

Mix3 orë më herët

Diabetikët, ushqimet më të mira për rënien nga pesha

Për njerëzit që vuajnë nga diabeti, mirëmbajtja e një peshe të shëndetshme është e një rëndësie të madhe. Pesha e...

Mix3 orë më herët

Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes dhe kujdesi që duhet të tregoni

Sigurisht, dita e të gjithëve nis me kafen e mëngjesit. Dikush e pi në shtëpi, dikush në kafene e dikush...

Mix9 orë më herët

Apple në krizë inovacioni, a do t’i ringjallë iPhone 17 shitjet?

Nëse flasim për Apple, duket sikur flasim për një kompani që është vazhdimisht në kërkim të arsyeve për të bërë...

Kioske9 orë më herët

950 mijë shqiptarë kanë zero lekë në banka

Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre...

Mix10 orë më herët

Mjaltë dhe limon për një tretje të mirë

Mjalti dhe limoni janë dy ushqime të shëndetshme natyrale, një kombinim që gjendet edhe në kultura të ndryshme për breza...

Mix10 orë më herët

10 THËNIE PËR JETËN DHE KINEMANË | Nga Alejandro Jodorowsky

“Një ditë, dikush më tregoi një gotë me ujë të mbushur përgjysmë dhe më pyeti: ‘A është gota gjysmë plot...

Mix10 orë më herët

Lamtumirë përgjithmonë Val Kilmer! Ndërron jetë papritur ylli i “Top Gun” dhe “Batman”

Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij në filma si “Top Gun” dhe “Batman Forever”, ka ndërruar jetë...

Facebook