Kryesore
Babai i Noizy-t më gangster se i biri -‘Djali im i sakatoi!’
Babai i këngëtarit Noizy, Bashkim Rajku, ka dhënë një intervistë për GSH, duke thënë se djali i tij është shëndosh e mirë.
“Është gjuajtur me një pistoletë kalibër shumë të vogël dhe ka marrë një gërvishtje të lehtë në këmbë,” thotë ai duke shtuar se Noizy ka performuar të martën në mbrëmje me program të plotë.
Sipas Bashkimit, grupimi Babastars i ka sulmuar djemtë sapo i ka parë, me qëllim poshtërimin e tyre.
Madje ai thotë se ata kanë përdorur armë, kuse Noizy ka qenë i paarmatosur.
“Kanë menduar se Noizy do t’u dorëzohej që ta poshtëronin, po kur e kanë parë veten të shtrirë në tokë, atëherë kanë qëlluar me armë. Po kjo është pabesi që i është bërë, se askush nuk i gjuan tjetrit në shtëpinë e vet. Edhe pse kanë qenë me armë në dorë, Noizy prapë i ka rrahur, i ka sakatuar. Kjo është historia,” thotë Bashkimi, duke kritikuar policinë e Kosovës, pasi nuk ka bërë asgjë, edhe pse ishte aty.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu