Mix
Shkenca shpall modelen Gigi Hadid, si gruan me nofullën më të bukur në botë
Shkencëtarët belgë Maurice Mommaerts dhe Robbert Cleymaet kryen kërkime për të përcaktuar se cila grua ka nofullën më të bukur sipas raportit të artë. Sipas studimit modelja Gigi Hadid rezulton të ketë nofullën perfekte.
Gigi Hadid ka një kënd të nofullës prej 141.9 gradë të parë nga pjesa e përparme e fytyrës së saj. Kjo është afër këndit ‘perfekt’ prej 142 gradë, sipas studiuesve, raporton Dailymail.
Këndi i nofullës matet aty ku pjesa vertikale e nofullës, duke zbritur drejt e nga veshi, ndryshon kënd për t’u bërë një pjerrësi më e butë drejt mjekrës.
“Është e mahnitshme se si ndryshimet relativisht të vogla në vijën e nofullës së një gruaje mund të kenë një ndikim kaq të madh në atë që ne e shohim tërheqëse. Pandemia ka intensifikuar takimet në internet dhe njerëzit janë bërë më të vetëdijshëm për pamjen e tyre të fytyrës”, thanë studiuesit.
Pas Hadid, modelja Kate Moss gjithashtu u zbulua se kishte një kënd të bukur të nofullës nga përpara, të cilën 76 për qind e ekspertëve dhe jo-ekspertëve e vlerësuan si tërheqëse.