Mix
iPhone 15: Çfarë është USB-C dhe pse ndryshimi i portës së karikimit është një hap i madh për Apple?
Apple hoqi dorë nga karikuesi Lightning të martën, saktësisht 11 vite nga dita kur u prezantua për herë të parë.
Kjo risi është një moment historik për kompaninë pasi është hera e parë që pajisjet e saj do të adoptojnë fishat USB-C, për një sistem universal kërkimi.
Ky është një moment i rëndësishëm jo vetëm sepse Apple deri më tani u ka rezistuar kërkesave për ta ndërmarrë këtë hap, por edhe sepse karikimi tashmë do të jetë më i lehtë për konsumatorët.
Megjithatë, ka dhe një kleçkë: Kalimi në standardin universal, do të thotë që Apple heq dorë nga kontrolli i “ekosistemit” të saj të karikimit. Kështu, do të jetë e vështirë për shumë konsumatorë për të identifikuar një karikues cilësor nga një jo edhe aq cilësor.
Çfarë po ndryshon?
Në eventin vjetor ku prezantoi gjeneratën e re të pajisjeve të saj, Apple njoftoi se të gjithë celularët inteligjentë të gjeneratës së ardhshme do të dalin në treg me porta karikimi për fisha USB-C. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me pajisjet e tjera Apple.
Ndërrimi vjen më pak se një vit pasi Bashkimi Evropian votoi për miratimin e legjislacionit që kërkon që celularët inteligjentë, tabletët, kamerat digjitale, altoparlantët portativë dhe pajisjet e tjera të vogla të mbështesin karikimin USB-C deri në vitin 2024.
Ligji, i parë në llojin e tij synon ulë numrin e karikuesve dhe kabllove të cilët konsumatorët i marrin kur blejnë një pajisje të re, dhe për t’i lejuar përdoruesit të përdorin pajisje të njëjta edhe nëse janë zhvilluar nga prodhues të ndryshëm.
Tani klientët e Apple mund të përdorin të njëjtët karikues USB-C për të rimbushur iPhone-ët, iPad-ët dhe kompjuterët e tyre Mac – nuk ka më nevojë për të gjetur karikuesin e duhur për secilën pajisje.