Lidhu me ne

Temporal

Ekuacioni kryeministër jetëgjatë, ministra jetëshkurtër!

Ekuacioni kryeministër jetëgjatë, ministra

Duke pasur parasysh që gjithmonë ndryshimet në qeveri janë paraprirë nga kritikat për punën e qeverisë të bëra nga Kryeministri dhe ndërkohë, ndryshimet kanë prodhuar kritika të tjera, qartazi ekuacioni qeverisës kryeministër jetëgjatë, ministra jetëshkurtër nuk është shtruar saktë.

Ndryshimet pjesore të qeverisë, të shpallura nga kryeministri në mesin e mandatit të tij të tretë, na dhanë idenë të llogarisnim një tregues për qëndrueshmërinë në detyrë të një ministri dhe nëse ky tregues ndjek prirjen e qëndrueshmërisë së qeverisë në tërësi.

Me logjikë pritet që një qeveri e qëndrueshme të ketë qëndrueshmëri edhe në strukturat e saj.

Qeveria aktuale, në pikëpamjen e forcës politike që përfaqëson, ka shfaqur qëndrueshmërinë më të lartë ndër të gjitha qeveritë paraardhëse nga viti 1991. Është në pushtet për të tretin mandat dhe qeveris vendin prej 10 vjetësh.

Në dy mandatet e fundit qeveris e vetme, pa koalicion qeveritar. Në mandatin e parë qeverisi në koalicion me LSI, por pa rrezik krijimi krizash qeverisëse, dhe në gjashtë muaj në vitin 2017, me një grup ministrash të ofruar nga opozita, si pjesë e marrëveshjes pozitë-opozitë.

Qeverisja nuk sfidohet as nga institucionet e tjera të krahut joekzekutiv dhe as rrezikohet sadopak nga opozita. Mbi të gjitha, prej 10 vitesh, qeveria ka në krye të njëjtin kryeministër.

Përkundrejt kësaj qëndrueshmërie në perimetër, qeveria në fakt ka qenë në lëvizje të vijueshme, si në ndryshim të numrit dhe funksioneve të ministrive, ashtu edhe të ministrave.

Për të bërë krahasimet, në analizë u morën ministritë që kanë funksione, të cilat lidhen me ekonominë, përfshi financat, bujqësinë, turizmin, transportin, energjetikën dhe sipërmarrjen etj.

Treguesit e përllogaritur janë shërbimi mesatar në vite i një ministri dhe norma e qarkullimit të tij, e llogaritur si raport i viteve në detyrë me mandatin qeverisës (Norma 1 do të thotë që ministri ka shërbyer për 4 vjet në drejtimin e ministrisë. Ky raport merr vlera nga 0 në 1).

Në qeverinë Rama I identifikohen 6 ministri, në të cilat kanë shërbyer 10 ministra, me një periudhë mesatare në detyrë 2.4 vjet dhe normë mesatare qarkullimi 0.6.

Në qeverinë Rama II identifikohen 5 ministri, në të cilat kanë shërbyer po 10 ministra, me një periudhë mesatare në detyrë që ulet në 2 vjet dhe normë qarkullimi 0.5.

Në qeverinë Rama III, e cila ka arritur në mes të mandatit, identifikohen po 5 ministri, ku kanë shërbyer 5 ministra, nga të cilët pas ndryshimeve të fundit, vetëm 2 prej tyre vijojnë të jenë në të njëjtën detyrë.

Pra në qeverinë 10-vjeçare me një kryeministër 10-vjeçar, një ministër i grupit të ministrive me funksione për ekonominë e vendit është jetëshkurtër, duke qëndruar në detyrë mesatarisht vetëm një gjysmëmandati qeverisës ose 5 herë më pak sesa kryeministri.

Treguesi i viteve mesatare të qëndrimit në detyrë të një ministri është më i ulët në funksionet e ekonomisë dhe financave, me 1.4 vjet, dhe më i lartë në sektorin e turizmit, me 3.3 vjet.

Mund të ketë shumë faktorë që ndikojnë në nivelin e zhvillimit të një sektori ekonomie. Megjithatë, nuk mund të hidhet poshtë dhe argumenti që qëndrueshmëria më e lartë në strukturën politikëbërëse (Ministria e Turizmit) ka pasur kontributin e vet në gjallërimin që ka pësuar sektori i turizmit në vitet e fundit.

Ndërkohë që nuk ka arsye që paqëndrueshmëria të paraqitet kaq e lartë në fushën e ekonomisë dhe financave, sidomos kur vendi ka nevojë të shëndoshë administrimin financiar të shtetit dhe të bëjë ekonominë e vet të konkurrueshme e të diversifikuar.

Duke pasur parasysh që gjithmonë ndryshimet në qeveri janë paraprirë nga kritikat për punën e qeverisë të bëra nga Kryeministri dhe ndërkohë, ndryshimet kanë prodhuar kritika të tjera, qartazi ekuacioni qeverisës kryeministër jetëgjatë, ministra jetëshkurtër nuk është shtruar saktë.

/Monitor

MË TEPËR

Kryesore17 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar17 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix21 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix21 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix21 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet21 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal22 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske22 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore22 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore4 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook