Lidhu me ne

Radar

Beteja e fituar e Kinës

Beteja e fituar e Kinës | ResPublica

Dhjetë vjet pasi nisi luftën kundër ndotjes, Kina po sheh rezultatet e para. Nëse dhjetë vjet më parë, kryeqyteti kinez shihej i mbuluar nga një re e dendur smogu, sot situata është përmirësuar.

Nivelet e ndotjes së ajrit në Kinë kanë rënë me 42% në periudhën 2013-2021. Në raport i publikuar së fundmi tregon se “lufta kundër ndotjes”, për të cilën Kina ka investuar miliarda dollarë, ka rezultuar e suksesshme. Ndërkohë, në vendet fqinje të rajonit, gjendja po përkeqësohet.

Indeksi i Cilësisë së Ajrit, një raport vjetor i hartuar nga Instituti i Politikave të Energjisë në Universitetin e Çikagos, vlerëson se jetëgjatësia mesatare e qytetarit kinez është tani 2.2 vjet më e gjatë, pikërisht për shkak të reduktimit të ndotjes.

Më parë, qytetet kineze dominonin renditjen globale për cilësinë më të keqe të ajrit në botë. Disa prej tyre mbeten ende në listë, por janë lënë pas nga qytetet e Azisë Jugore dhe Lindjes së Mesme.

Në vitin 2021, Pekini regjistroi cilësinë më të mirë mujore të ajrit që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2013.

Megjithatë, raporti paralajmëron se Kina ka ende punë për të bërë pasi ajo mbetet vendi i 13-të më i ndotur në botë. Dhe ndotja e grimcave të Pekinit – ndotësit e vegjël por shumë të rrezikshëm që mund të shmangin mbrojtjen e zakonshme të trupit të njeriut – është ende 40% më e lartë se ajo në qarkun më të ndotur në Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa nivelet e ndotjes së grimcave të Kinës janë brenda standardeve të saj kombëtare, ato “tejkalojnë ndjeshëm” udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), thuhet në raport.

Megjithatë, progresi i bërë në Kinë tregon se ndryshimi është i mundur, nëse qeveria dhe njerëzit e saj janë të gatshëm dhe të aftë të punojnë për të arritur objektivin.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook