Lidhu me ne

Temporal

2014-2022, qeveria Rama shpenzoi 2 miliardë euro për rrugët, por ka më pak kilometra. Pse ?!

2014-2022, qeveria shpenzoi 2 miliardë euro për rrugët, por ka
Qeveria e Shqipërisë ka harxhuar 213 miliardë lekë (2 mld euro) në infrastrukturën rrugore nga viti 2014 në vitin 2022 raportoi INSTAT, por të dhëna më të detajuara nga projektet e investimeve tregojnë se punimet në objektet kryesore të infrastrukturës vijojnë ende.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2022 janë investuar për ndërtimin e rrugëve të reja dhe atyre ekzistuese rreth 24 miliardë lekë me një rënie rreth 26 për qind në krahasim me vitin 2022. Por që nga viti 2014 janë investuar në mbi 2 miliardë euro, të cilat janë copëzuar në projekte për të cilat ndërtimi i kaluar më shumë se një dekadë.

Të dhënat nga Ministria e Financave dhe ajo e infrastrukturës tregojnë se projektet e mëdha të investimeve të tilla si Unaza e Madhe e Tiranës, Rruga e Arbrit, Rruga e Kombit, Qukës-qafë -Plloçë, Kardhiq-Delvinë, kanë hyrë në dekadën e dytë të financimit dhe punimet ende nuk kanë përfunduar.

Zgjatja në kohë e projekteve përveç po krijon kosto nga mospërdorimi plotë i investimit po ndikon në amortizimin e pjesëve që kanë përfunduar, duke kërkuar kështu vit pas viti financime shtesë.

INSTAT raportoi se në vitin 2022 vendi kishte 3,606 kilometra rrugë gjithsej nga 3,848 që ishin në vitin 2014.

Nga viti 2014 deri në fund të vitit 2022, qeveria e Shqipërisë nëpërmjet buxhetit të shtetit ka injektuar në ekonominë e vendit 1,1 trilionë lekë (9,7 miliardë euro) në formën e investimeve kapitale dhe shpenzimeve operative, referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave.

Këto dy zëra, sipas përcaktimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, përfaqësojnë investimet që shteti kryen në ekonomi, duke ndërtuar dhe duke mirëmbajtur asetet fizike ose teknologjike që e zhvillojnë ekonominë.

Po sipas FMN, mënyra për të matur më saktë nëse po shpenzon si duhet qeveria janë rezultatet që ato sjellin, p.sh. të ardhurat për frymë të popullatës, përmirësimi i sistemeve shëndetësore, arsimore, infrastrukturës rrugore, ujë të pijshëm me kosto të ulët etj. FMN udhëzon se, qeveritë me buxhetet e tyre janë një operator i madh në ekonomi dhe nëpërmjet investimeve kapitale ndikojnë në rritjen ekonomike të vendit.

P.sh. nga viti 2014 në vitin 2022, qeveria ka injektuar në ekonomi, nëpërmjet investimeve operative dhe kapitale, mbi 9,7 miliardë euro, por PBB-ja e vendit është shtuar gjatë kësaj periudhe me vetëm 3.4 miliardë euro, ndërsa borxhi publik, nga ana tjetër, është rritur me po 3 miliardë euro.

/MONITOR

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar22 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix22 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix22 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix22 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix22 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix22 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar23 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix23 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix23 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook