Lidhu me ne

Kryesore

Fatos Lubonja analizë për Dibrën: Faktorët e rezultatit të çuditshëm

858a599558730670dd93e534d2042544_xl

Analiza post zgjedhore në Dibër ka ardhur edhe në skedën e analistit Fatos Lubonja. Në “Ora News”, Lubonja ka folur për rezultatin në zgjedhjet e Dibrës, ku dhe ka renditur disa fakte se pse rezultati ishte kaq i thellë kundër PD. Sipas tij, përgjegjësi ka opozita për rezultatin, pasi që nuk ka fituar besimin e qytetarëve. Më tej, Lubonja ka shtuar se politikanët tanë janë në gjendje të bëjnë gjithçka, të bashkëpunojnë dhe me qelbësirat e drogës, për të qëndruar në pushtet.

Ja analiza e Lubonjës:

Këto parti politike janë kthyer në banda. Në Dibër nuk është bërë asgjë. PD ka përgjegjësi për humbjen. Njerëzit nuk kanë krijuar besim te opozita. Diferencë e çuditshme, nga 400 në 4 mijë vota, duhet analizuar. Nuk kemi rritje besimi te qeverisja nga 2015 në 2016, përkundrazi kemi rënie besimi, largime masive. Ka një problem me rezultatin e zgjedhjeve.

Janë disa faktorë:

Jo vetëm kanabisi, një faktor është angazhimi qeveritar në të gjitha format. Elementi kryesor, blerja e votës. Janë edhe frika nga pushteti, ndrojtja, elementet e forta që kanë marrë pjesë aty. U përfshi dhe PDIU, kur ne e dimë që në Dibër nuk ka çamë. Ka diçka këtu, kush janë këto çamë?! Kur u bashkuan të gjitha qelbësirat për të rrëzuar Sali Berishën krimi u fuqizua. Paratë e drogës janë një instrument pushteti. Popullsi jeton me drogën atje. Dikush më foli për 200 persona që punojnë për drogën në Dibër, ku lazaratasit janë drejtues.

Përhapja e drogës nga Lazarati në gjithë Shqipërinë ka të bëjë me dështimin e qeverisë. Një i varfër nuk mund të mbjellë kanabis, se kushton fara. Këtu lind një dyshim i madh, që duhet hetuar nga prokuroria. Kemi të bëjmë me një organizim, pra krimi i organizuar ka shpërndarë tentakulat e veta në gjithë Shqipërinë. Kemi të bëjmë me politikanë që janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë për të ndenjur në pushtet, ndaj dhe të bashkëpunojnë me qelbësirat nuk e quajnë për gjë. Dibra është tronditur nga ky rezultat, që vjen dhe nga kartelat e drogës.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix42 sekonda më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Radar14 minuta më herët

‘Sot, të mos dalësh në televizor është shenjë elegance!’

Shkruar nga Irena BeqirajQori dhe Fevziu Pjesa më e madhe e dëmit në këtë vend shkaktohet nga njerëzit që i...

Radar19 minuta më herët

Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Elon Musk Rruga për t’u bërë njeriu më i pasur në botë nuk është e lehtë, por si ia doli...

Kioske51 minuta më herët

Rama synon 1 milion vota gjithësej dhe 84 mandate për PS-në, por…

Nga Eduard Zaloshnja Kur caktoi drejtuesit politikë nëpër qarqe, Rama deklaroi se, me pjesëmarrjen për herë të parë në zgjedhje...

Kryesore2 orë më herët

“Me Veliajn jemi miq, po rrëmoni në vendin e gabuar” – Belinda Balluku rrëfen marrëdhëniet me kryebashkiakun

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka folur në Top Story me Grida Dumën në Top Channel edhe për raportet e saj me...

Mix2 orë më herët

5 shenja të çuditshme të mungesës së hekurit

Mungesa e hekurit mund të jetë një problem që kalon pa u vënë re, pasi simptomat mund të shfaqen gradualisht...

Radar2 orë më herët

Përkeqësohet gjendja e kryepeshkopit Anastas, futet në intubim

Kryepeshkoi Anatas Janullatos ndodhet në intubim pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua. Kisha Ortodokse ka njoftuar se gjendja shëndetësore...

Radar3 orë më herët

A po e humb Bill Clinton betejën kundër sëmundjes së Parkinson?!

Sipas burimeve të fundit, ish-presidenti Bill Clinton është në një gjendje jo të mirë shëndetësore për shkak të sëmundjes së...

Mix3 orë më herët

Çimi Kazazi, shqiptari hero bën xhiron e mediave në Angli, shpëton një grua nga përmbytjet!

Një shqiptar që jeton në Britaninë e Madhe është kthyer në heroin e ditës, teksa pamjet treguan se ai rrezikoi...

Radar3 orë më herët

Revoltohet Adriatik Lapaj: O zotëri, unë s’jam anonim. I kam shpallur luftë Ramës, por ai nuk guxon të përballet me mua

Në studion e “Opinion” këtë të enjte “plasi” një debat që u iniciua nga disa akuza të Arlind Qorit sa...

Facebook