Lidhu me ne

Radar

Si të luftojmë stresin e shkaktuar në punë

3D render showing a character sitting on a word, with head in hands looking stressed.

Më poshtë do të lexoni disa këshilla për të luftuar stresin e shkaktuar nga puna e tepërt dhe pa rrezikuar karrierën tuaj!

Orari i tejzgjatur dhe presioni në punë janë shkaqet kryesore të ankthit, depresionit, tensionit të lartë, problemeve në zemër, diabetit dhe madje edhe kancerit.

Mos dilni nga shtëpia pa ngrënë mëngjes

Nuk duhet të dilni asnjëherë nga shtëpia pa ngrënë mëngjes. Drithërat janë shumë të këshillueshme sepse kanë në përbërje të tyre serotoninën, hormon që na ndihmon për të pasur humor të qëndrueshëm. Nëse shoqërohet edhe me fruta, sidomos me banane, ky kombinim është ideali sepse banania përmban elementin e potasit që mban në nivele të qëndrueshme presionin e gjakut.

Lexoni ose luani gjatë rrugës për në punë

Sipas një studimi të bërë nga universiteti i McGill në Kanada, këshillohet të lexoni ose të luani me celularin tuaj gjatë rrugës për në punë. Kjo sepse si leximi ashtu edhe loja që bëni me celular ul nivelin e hormonit të kortizolit, hormonin e stresit, në 17 për qind.

Pini lëng portokalli

Këshillohet që ditën të mos ta nisni me një filxhan kafeje përpara, por me një lëng frutash, kryesisht lëng portokalli. Kjo sepse kafeina rrit nivelin e adrenalinës dhe ul nivelin e adenozinës, ndërsa vitamina C që ndodhet tek lëngu i portokallit do t’ju ndihmojë që të ndiheni sa më të qetë.

Ecni në natyrë

Shfrytëzoni pushimin e drekës për të ecur në natyrë. Një shëtitje në natyrë apo edhe nëpër dyqane të ndryshme do t’ju ndihmojë të ulni nivelin e kortizolit.

Ngrijeni volumin

Nëse nuk mund të largoheni nga tryeza juaj e punës, vendosni kufjet dhe ngrijeni sa më shumë volumin. Dëgjimi i muzikës nxit prodhimin e adrenalinës në trup.

Komunikoni me një mik

Nëse jeni duke kaluar një moment jo fort të mirë, telefonojini një miku. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Virxhinias, komunikimi me një person të dashur do t’ju ndihmojë të relaksoheni. Gjatë kësaj kohe në trupin tuaj prodhohet oksitocina, hormon ky që ul ankthin.

Ndryshoni ambientin

Nëse nuk mund të largoheni nga ambienti i punës, të paktën ndryshojeni atë. Qëndrimi në një ambient për një kohë të gjatë rrit stresin.

Qeshni sa më shumë

Asgjë nuk e largon më mirë stresin sesa një e qeshur. Nëse e shikoni që jeni duke punuar nën presion, mendoni për ndonjë situatë të gëzueshme dhe gjejini vetes një motiv për të qeshur sa më shumë, sepse ajo ndikon në uljen e presionit të gjakut dhe favorizon çlodhjen e muskujve.

Përpiquni të jeni sa më të organizuar

Kur punoni nën presion, edhe puna më e vogël duket më e papërballueshme. Kushtojini vetëm 10 minuta në ditë organizimit të punës sipas prioriteteve dhe do ta kuptoni që do ta keni më të lehtë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix2 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix2 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar3 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix3 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore3 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix3 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport3 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix4 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix4 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook