Mix
20 nga plazhet më të mira nudo në të gjithë botën
Nga brigjet shkëmbore deri te rëra e imët me pluhur talk dhe brigjet e izoluara, tani ka qindra plazhe ku është krejtësisht e ligjshme (ose të paktën de facto e ligjshme) të argëtoheni pranë detit me asgjë më shumë se kostumin tuaj të lindjes.
Për të mësuar më shumë lexoni më poshtë cilat janë 20 nga plazhet më të mira nudo në të gjithë botën:
Chihuahua, Uruguay
I vendosur rreth 30 minuta me makinë nga Punta del Este, plazhi nudo më i njohur i Uruguait ka pamje nga Gjiri Portezuelo në bregun e Atlantikut.
Plazhi Nida, Lituani
Me dunat e tij të mbuluara me lule të egra (ndër më të lartat në Evropë) dhe pyllin bregdetar, Nida ofron një nga pikat më piktoreske të Evropës. Ky plazh ishte edhe i preferuari i mjaft artistëve të shekullit të 19-të.
Little Palm Beach, Waiheke, Zelanda e Re
Megjithëse është e ligjshme të dalësh lakuriq në çdo plazh në Zelandën e Re, naturistët e vendit priren të mblidhen në Little Palm Beach në ishullin Waiheke. Aventurën tuaj të plazhit mund ta kryeni ose ta ndiqni në kantinat e shumta të verës, restorantet dhe galeritë e artit të Waiheke.
Plazhi Nugal, Kroaci
I rrethuar nga shkëmbinj të thellë dhe hijet e pishave, ky plazh i largët përballë ishullit Braç arrihet përmes një shtegu të ngushtë gati-gati për dhitë. Sigurohuni që të merrni me vete një peshqir të trashë, apo një shezlong pasi si shumë plazhe kroate sipërfaqja është me guralecë dhe jo rërë.
Moshup Beach, Martha’s Vineyard, Massachusetts
I vendosur në skajin perëndimor të ishullit, Moshup është një gji i gjatë që shtrihet poshtë shkëmbinjve ranorë që u shpallën Monument Natyror Kombëtar në vitin 1966. Moshup është i hapur pa pagesë për këdo që dëshiron të heqë rrobat, në krahasim me Lucy Vincent, plazhi privat nudo i ishullit.
Black’s Beach, La Jolla, Kaliforni
I vendosur nën shkëmbinjtë 100 metra të lartë të Torrey Pines, Blacks ka qenë vendi i preferuar i Golden State për më shumë se 50 vjet dhe dikur ishte i vetmi plazh nudo legal në të gjithë Shtetet e Bashkuara.
Lady Bay Beach, Sydney, Australi
Edhe pse ndonjëherë duket sikur pothuajse çdo plazh në Australi është me bikini, ka një numër plazhesh zyrtare nudo si Lady Bay, i vendosur në pjesën jugore të Portit të Sidneit. Ai është i vogël dhe i ngushtë dhe tepër i izoluar.
Buhne 16, Sylt, Gjermani
“Grin and bare it” (Nuk dua vërtet të shkoj, por do bëj si do bëj) është motoja për nudistët në këtë ishull të Detit të Veriut, ku temperatura mesatare e ujit në verë është 17 gradë C. Buhne 16 ishte i pari dhe është ende vendi kryesor për banja dielli nudo përgjatë bregut gjerman.
Wreck Beach, Vankuver, Kanada
I cilësuar si një nga plazhet nudo më të gjata në botë me gjatësi 7.8 kilometra, Wreck Beach është në fakt një plazh i ndërthurur me rërë, guralecë dhe shkëmbinj rreth fundit të Point Grey.
Plazhi i Kuq, Kretë, Greqi
Ky breg i izoluar në anën jugore të Kretës është një pikë e nxehtë për banja dielli nudo në Greqi. I quajtur, për shkak të ngjyrës së rërës dhe shkëmbinjve të tij ngjyrë okër, Plazhi i Kuq (ose Kokkini Ammos) plazhi arrihet nëpërmjet një ecjeje 20-minutëshe nga Matala, ose me një shëtitje shumë të shkurtër me varkë nga bregu i fshatit.
Anse de Grande Saline, St. Barts
Ndërsa Karaibet mund të jenë plot me plazhe të mrekullueshme, të ftohta, kjo rërë e egër dhe e bardhë në anën e pasme të St. Barts është një nga vendet e pakta në ishuj ku lejohet të bësh plazh nudo (edhe pse është teknikisht e ndaluar në St. Barts.)
Platja des Cavallet, Ibiza, Spanjë
I vendosur midis kripërave mesdhetare blu të thellë dhe kripërave shumëngjyrëshe pranë pikës më jugore të Ibiza-s, plazhi zyrtar nudist Es Cavallet është i ndarë në seksione të ndryshme, një prej të cilave edhe për homoseksualët.
Little Beach, Maui, Hawaii
I rrethuar nga rrjedhat e lashta të llavës dhe nga një kon vullkanik, plazhi i vogël pjesë e Parkut Shtetëror Makena në bregun juglindor të ishullit, ka pamje nga një vend i shenjtë detar kombëtar i njohur për breshkat e detit, delfinët, balenat dhe peshqit tropikal.
Plazhi Cap d’Agde, Francë
I quajtur ndryshe “Qyteti i zhveshur”, Fshati Cap d’Agde është plazhi më i madh në botë, duke tërhequr deri në 40,000 vizitorë çdo ditë gjatë sezonit. Vizitorët janë të lirë të jenë të zhveshur kudo – restorante dhe dyqane, zyra postare apo banka, anije lundrimi apo varka.
Plazhi Mpenjati, KwaZulu-Natal, Afrika e Jugut
Plazhi i vetëm zyrtar nudo i Afrikës së Jugut ndodhet në Rezervatin Natyror Mpenjati në jug të Durbanit. Statusi i tij ligjor u arrit në vitin 2014, por klerikët vendas dhe të tjerë vazhdojnë të ngrihen në protesta kundër tij.
Playa Zipolite, Oaxaca, Meksikë
Plazhi Zipolite në Meksikë është tolerant ndaj banjove të diellit nudo. I krijuar nga hipitë meksikanë dhe amerikanë gjatë viteve 1960, ai shtrihet në rreth dy kilometra, ndërsa në skajin lindor të quajtur Playa del Amor ofron shumë më tepër privatësi.
Metsoke Dragot, Izrael
Në Metsoke Dragot mund të lundroni nudo në ujin e kripur dhe të ngrohtë, si dhe tw lyeni të gjithë trupin tuaj me baltën e zezë relaksuese, të mbushur me minerale në këtë plazh shkëmbor në bregun perëndimor të Detit të Vdekur. Metsoke Dragot ndodhet rreth një orë me makinë nga Jerusalemi.
Praia Massarandupió, Bahia, Brazil
Dy orë me makinë në veri të Salvadorit, plazhi nudo është rreth një kilometër në këmbë nga parkingu përgjatë vijës bregdetare të rrethuar nga palma kokosi, duna që rrotullohen dhe dallgë shumë të luhatshme.
Spiaggia di Guvano, Vernazza, Itali
I vendosur në Cinque Terre, ky plazh nudo italian duket si i dalë nga një film (nëse ju kujtohet “Swept Away”, versioni i vitit 1974) Mistikës së plazhit i shtohet edhe fakti se ai mund të arrihet vetëm nëpërmjet një tuneli të vjetër hekurudhor të braktisur në një shteg nga fshati Corniglia.
Haulover Beach Park, Miami, Florida
Plazhi më i njohur publik nudo në Shtetet e Bashkuara, Haulover tërheq më shumë se 1.3 milionë njerëz në rërën e bardhë dhe ujin e ngrohtë çdo vit. Turmat më të mëdha mblidhen gjatë Javës Kombëtare të Rekreacionit Nudo në korrik dhe sa herë që Haulover përpiqet të vendosë një rekord të ri botëror Guinness për zhytje.