Radar
Kanabis në repartin ushtarak, Salianji: Skandal i paimagjinueshëm për skenaristët e filmave
Deputeti i partisë Demokratike, Ervin Salianji reagoi pas zbulimit të parcelës së kanabisit në një repart ushtarak në Zarr Hell të Tiranës.
Në një postim në Facebook, Salianji e ka cilësuar ngjarjen një skandal të paimagjinueshëm për skenaristët e filmave.
Sipas tij, ky rast dëmton imazhin e ushtrisë tek partnerët përveçse tregon kalbëzimin në çdo qelizë të çdo strukture shtetërore.
Postimi i plotë:
Në brendësi të repartit më elitar dhe më të sigurt të Republikës kultivohet, ruhet dhe paketohet me siguri të lartë drogë!
Zbulimi i parcelave me drogë në zonën e sigurisë së lartë të Zall Herrit, brenda repartit të ushtrisë është skandal i paimagjinueshëm dhe për skenaristët e filmave!
Fatkeqësisht, ky rast dëmton imazhin e ushtrisë tek partnerët përveçse tregon kalbëzimin në çdo qelizë të çdo strukture shtetëtore, rënien e çdo norme ligjore dhe morale dhe fundosjen e Republikës në parametra të padëgjuara as për kartelet e Amerikës Latine!
Modeli i krijuar nga rilindja që me paligjshmëri, krim, abuzime pasurohesh dhe ngjitesh në karrierrë ka vendosur në garë konkurrence çdo strukturë shtetëtore se kush bën abuzimet më të mëdha!
Përgjegjësia politike është e KM, zgjidhja për të luftuar krimin, për të ndërtuar shtet të së drejtës është largimi i qeverisë!